• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Investimi me paratë e privatit/ Kjo është rruga e re që do paguajmë 7.5 euro për të kaluar

03/07/2020
Investimi me paratë e privatit/ Kjo është rruga e re që do paguajmë 7.5 euro për të kaluar

115 kilometrat e autostradës së re Milot-Fier do të jenë një rrugë e kategorisë A, me standarde të Bashkimit Europian, e cila do të ndërtohet tërësisht si një investim privat, por me një formulë të re.

Në një intervistë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, thotë se procedura e prokurimit parashikon që kompania private të hartojë projektin inxhinierik të rrugës, por se nuk do të ketë shpërblim të kompanisë që bën projektin me pikë bonus në garë:

“Fituesi i kësaj gare fillimisht duhet të bëj projektin e detajuar më pas duhet të bëj ndërtimin e të gjitha segmenteve më pas operimin dhe pas 35 vjetësh transferimin sërish tek shteti dhe janë të gjithë të barabartë, pra askush nuk do marri bonus.“

Belinda Balluku sqaron se në asnjë rast, qeveria nuk do të garantojë më shumë se 10% të investimit prej 1.18 miliardë euro, për trafikun e munguar.

Nëse ndodh skenari negativ, ku nuk do të ketë një fluks prej 32 mijë makinash në vit, kompania nuk do të marrë më shumë se 118 milionë euro gjithsej dhe kjo shumë e shtrirë në 16 vjet:

“Kur kemi skenarin negativ dhe ky numër nuk arrihet shteti shqiptar duhet t’i mbulojë diferencën me 10% të investimit e shtrirë kjo, shumë e rëndësishme, në 16 vitet e para të kontratës. Ky 10% është tavani mbi të cilin ne nuk pranojmë ofertat e garuesve.”

Aksi i ri do të ndërtojë nga e para 53 kilometra nga Miloti në Lekaj dhe 63 kilometra do të jenë zgjerim i autostradës nga Lushnja në Rrogozhinë e deri në hyrje të By Pass-it të Fierit.

Rruga që do të kalojë te gjurma e vjetër do të zgjerohet dhe do të krijohen rrugë të reja dytësore, vepra arti dhe tunele.

“Do të ketë edhe urat e saj, disa tunele edhe mbikalime, nënkalime, nyje të rëndësishme të cilat lidhin akse të tjera me këtë rrugë qendrore“, shprehet Balluku.

Pagesa për të përshkuar të gjithë rrugën e plotë do të jetë 7.5 euro, ose 1 mijë lekë të rinj.

“Qytetari duhet të zgjedh nëse do të marr rrugën e shpejtësisë duke paguar apo do të marr një rrugë nacionale e një cilësie të shkëlqyer, por që ka një shpejtësi më të ulët”, thotë ministrja.

Akuzave se gara është e paracaktuar, ministrja Balluku i jep përgjigje duke thënë se konsulenti për tenderin është një kompani që është përzgjedhur si asistente në këtë projekt nga Bashkimi Europian, ndërsa shton se çdokush e zgjedh vetë rrugën se si kërkon të bëjë politikë: disa me prishje, e disa me ndërtime:

“Korridori Blu ka qenë një ëndërr dhe do vazhdoj të jetë për shqiptarët deri në momentin e realizimit. Ne sot kemi nisur realizimin e kësaj ëndrre.”

Faza e parë e ndërtimit të rrugës përfundon në vitin 2024, ndërsa aksi i plotë do të jetë gati në vitin 2026.

Related Posts

Ndarja e re territoriale/ Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes
Kryesore

Ndarja e re territoriale/ Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes

07/02/2026
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

E rëndë/ 4-vjeçari mbërrin pa jetë në spital, familjarët: Kishte të vjella pasi konsumoi mjaltë

07/02/2026
Bariu nga Tepelena i zhdukur prej 4 ditësh, vëllai: I lutem shtetit dhe gjithë njerëzve të na ndihmojnë
Kryesore

Bariu nga Tepelena i zhdukur prej 4 ditësh, vëllai: I lutem shtetit dhe gjithë njerëzve të na ndihmojnë

07/02/2026
E rëndë/ Biznesmeni italian vjen në Tiranë Shqipëri për të ngushtuar stomakun, por humb jetë
Kryesore

E rëndë/ Biznesmeni italian vjen në Tiranë Shqipëri për të ngushtuar stomakun, por humb jetë

07/02/2026
Motori elektrik përplaset me makinën, një i plagosur
Kryesore

Motori elektrik përplaset me makinën, një i plagosur

07/02/2026
Kryesore

Rama pritet të shkojë në SHBA për mbledhjen e parë të Bordit të Paqes

07/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fiorentina zhgënjen në Firenze, barazim ndaj Torinos

Fiorentina zhgënjen në Firenze, barazim ndaj Torinos

08/02/2026
Barcelonë, nis operacioni “fshesa”, Flick nxjerr në shitje 5 lojtarë

“Nuk më pëlqeu pjesa e parë”, Flick “i tërheq veshin” skuadrës: Fituam por s’kishim ritmin e zakonshëm të Barçës

07/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al