Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar Sonila Qato ka inspektuar punimet që po kryhen në aksin rrugor Kardhiq – Sarandë.
Pas këtij inspektimi ajo është shprehur se “Inspektuam në terren ecurinë e punimeve në Lotin 6 të Kardhiq-Sarandë, një investim infrastrukturor tepër i rëndësishëm për zhvillimin turistik jo vetëm të zonës, por të gjithë jugut te Shqiperisë. Nga inspektimi vume re deri tani se janë kryer rreth 38% e punimeve.
“Aktualisht po punohet në disa segmentet të këtij aksi kryesisht në gërmime, transport, si dhe në mbushje të trupit të rrugës. Kontraktorët të mbikqyrur nga ARRSH do të vijojnë kryerjen e punimeve me cilës për të përmbyllur këtë investim madhor”, është shprehur drejtoresha e ARRSH Sonila Qato.