• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Intervistë me majmunin që rrahu tre policë dhe një turist grek në Sarandë

16/07/2022
Intervistë me majmunin që rrahu tre policë dhe një turist grek në Sarandë

Nga Lutfi Dervishi

– Pronari yt thotë se ju jeni paqësor pse kaluat në akte dhune aq më tepër tani në mes të sezonit turistik në Sarandë?

-Jam nën akuzë? Kam të drejtë të marr avokat.

-Ke, por avokatët janë në grevë pa afat për shkak të hartës së re gjyqësore që ka shkurtuar numrin e gjykatave. Pse godite policët?

-Nuk është çështje personale.

-Jo. Në fillim u nervozova se policët bashkiakë erdhën ngaqë dikush më kishte denoncuar si ari.

Unë, sikundër e shihni nuk jam ari. Quhem Kikua.

-Raporti policisë thotë se keni goditur me shpulla të tre policët bashkiakë. Pse?

-Njëri më shau dhe më tha ky mund të ketë lijën e majmunëve.

-Pse je i sigurtë se nuk ke sëmundjen ngjitëse?

-Më vjen keq për ju se jemi edhe kushërinj. Këto 100 vitet e fundit keni rrjedhur fare: në fillim u frikësuat nga gripi shpendëve, pastaj gripi pulave, pastaj gripi derrit, pastaj covidi nga lakuriqi dhe tani lija majmunit. Kam një pyetje për ju zoti prokuror, pse nuk vizitoheni te Veterineri, por ende besoni te doktori?

-Kam arsyet e mia. E para nuk po bëjnë detyrat. Në Sarandë, por edhe në Tiranë që isha ditët e fundit, po rrallohen pemët dhe po shtohet betoni. Në Tiranë godina më e gjatë në Ballkan ka ndërtuar 5 kate pa leje.

– Kot. Ngjitur me këtë kullën e lartë, kishin prerë 10 pemë para ETC-së. Kur pronari im shpirtmirë futej aty për kafe, unë rrija te pemët aty. Nga aty kam parë katet pa leje. Polici bashkiak i Tiranës më tha se kulla në fillim ishte ndërtuar sipas hartës së Shqipërisë, por duke parë se Europa nuk po hap negociatat, u shtuan edhe 5 kate për t’i bërë vend Shqipërisë së Madhe.

-Ou. Paske filluar të merresh edhe me politikë?

-Jo nuk ngatërrohem me politikë. Para se të vija te ju refuzova një kërkesë që me erdhi nga opozita.

– Çfarë ju kërkoi opozita?

– Më premtuan banane falas gjithë jetën, nëse do të merrja 20 majmunë të tjerë dhe t’i bashkohem protesës së ardhshme të opozitës.

-Çfarë të pëlqeu në Tiranë?

Kopshti zoologjik. Më i mirë në botë.

-Po tallesh?

JO e kam serioizisht. Shumica e kafshëve aty ishin prej plastike. Pra është hap para për të respektuar të drejtat e kafshëve.

-Po turistin grek pse e keni goditur?

– Greku është dinak. Bën sikur na sjell turist për një ditë dhe na merr punëtorët për një vit. E keni parë këtë vit që fëmijët po punojnë si kamarjerë. Por nuk e kam goditur vetëm për këtë. Turisti grek më fyeu rëndë.

-Sapo të mbarojë gjyqi për detin, – tha, do jesh ti turist në Sarandë dhe jo unë. Pastaj nëpër dhëmbë shtoi: ne jemi më të vjetrit mbi dhé! Ju keni ardhur pas nesh!

-Për turistin grek, mund të bëjmë një tolerim, por a e di që e ke pisk se të rrahësh policët është goditje për shkak të detyrës?!

-E di, por pikërisht për shkak të detyrës i kam goditur. Nuk kanë kryer detyrën.
Nuk garantojnë hapërsirë në plazhin publik.

– Zoti, prokuror, meqë ju mbaruat kam unë edhe unë një pyetje për ju: Për kureshtje, a ka ndonjë gjë tek inceneratorët me emrin Kiko Trimi?

Related Posts

“Shenjti fluturoi nga Qerbelaja”, e vërteta e varrit të Abaz Aliut në malin e Tomorrit (VIDEO)
Lajme

“Shenjti fluturoi nga Qerbelaja”, e vërteta e varrit të Abaz Aliut në malin e Tomorrit (VIDEO)

01/07/2025
Renditet ndër pesë shkencëtaret më të mira në Kanada, kush është shqiptarja nga Korça
Pikante

Renditet ndër pesë shkencëtaret më të mira në Kanada, kush është shqiptarja nga Korça

01/07/2025
Media greke: Ishulli i Sazanit, që Greqia ia fali Shqipërisë, do tërheqë miliarderët e botës pas projektit të familjes Trump
Kryesore

Media greke: Ishulli i Sazanit, që Greqia ia fali Shqipërisë, do tërheqë miliarderët e botës pas projektit të familjes Trump

25/06/2025
Fikni makinën në autostradë! Nesër protestë për çmimin e naftës
Pikante

1 në 2 shqiptarë ka makinë, por vetëm 1 në 4 paguan taksat

20/06/2025
Krijohen zyra për mblesëri online në Shqipëri, pagesa deri në 300 euro për të njohur dikë
Lajme

Krijohen zyra për mblesëri online në Shqipëri, pagesa deri në 300 euro për të njohur dikë

18/06/2025
Mësuesja kërkon ndihmë: Burri polici më ndërroi jetë, po më shuhen para syve edhe dy djemtë nga sëmundja e rrallë
Lajme

Mësuesja kërkon ndihmë: Burri polici më ndërroi jetë, po më shuhen para syve edhe dy djemtë nga sëmundja e rrallë

14/06/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, zbulohen detajet e marrëveshjes paramartesore

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, zbulohen detajet e marrëveshjes paramartesore

03/07/2025
Zhegrova do gjejë skuadër të re! Presidenti i Lille: Presim largimin

Zhegrova do gjejë skuadër të re! Presidenti i Lille: Presim largimin

03/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al