Ndarja e re administrative dhe territoriale e cila hyri në fuqi tre vjet më parë, e bëri Bashkinë Gjirokastër një njësi vendore më të madhe, si dhe u krijuan rrethanat që për herë të parë pas viteve ‘90 në krye të saj të ngjitej një grua, Zamira Rami. Mes një rrjedhe sa normale, me suksese e dështime, po aq edhe me sherrnaja lokale apo episode atipike në ndonjë rast, ajo ka konsumuar tre vjet nga mandati që i dhanë qytetarët e Gjirokastrës, mandat që socialistët edhe ia kanë përfolur si të dhuruar prej tyre. ArgjiroLajm.net ka realizuar një intervistë me Zamira Ramin, ku ajo rrëfen dhe ‘fsheh’ njëkohësisht të vërtetat e saj për punën si kryebashkiake. Tenderat; shpërndarja e investimeve, dëshira për mandatin e dytë; punësimi i familjarëve të saj në bashki dhe rritja çmimit të ujit, janë disa prej çështjeve për të cilat kemi pyetur qytetaren e parë të Gjirokastrës. Më poshtë intervista e plotë.
Pas pak ditësh mbushen fiks 3 vjet nga koha kur ju nisët të ushtronit funksionin si kryetare e Bashkisë Gjirokastër. Nëse bën një bilanc paraprak, çfarë është për ju kjo eksperiencë, si do ta përshkruanit?
Te flasesh per eksperiencen e provuar ne kete pune dhe bilancin e saj, mendoj se jane dy gjera krejt te kunderta. Puna eshte mjaft e veshtire dhe e lodhshme ndersa kur bilancet jane pozitive ato te japin nje kenaqesi te vecante si dhe deshire per te punuar me shume.
Sukseset dhe dështimet janë të pashmangshme në jetë dhe natyrisht këtu nuk bëni përjashtim as ju si kryebashkiake. Cilat janë tre arritjet dhe dështimet tuaja në këto tre vjet?
Po e nis me tre nga arritjet per te cilat mendoj se jane me te rendesishmet per komunitetin: Se pari u arrit qe 60% e qytetit te Gjirokastres te furnizohet me uje 24 ore dhe pasojat e punimeve neper rruget e qytetit te mbylleshin ne nje kohe te shpejte. Besoj se tani jane harruar. Se dyti heqja e tregut industrial nga mesi i bulevardit kryesor ne lagjen “18 shtatori”, nje pamje e shemtuar prej me shume se 25 vjetesh, si dhe ndertimi dhe vendosja e tij ne nje vend te pershtatshem, ishte nje nga punet te cilen e perfunduam me sukses para pak ditesh. Se treti rritje ne nje nivel te kenaqshem, ku nuk ka qene asnjehere, jetes kulturore-sportive ne qytet.
Shtimi i numrit por edhe i cilesise se aktiviteteve kulturore dhe sportive, sidomos i atyre qe kane te bejne me turizmin i kane dhene qytetit e ne vecanti zones historike nje gjalleri si asnjehere me pare. Meqenese me pyesni edhe per deshtime, une do ta quaja nje pune te deshtuar atehere kur do te hiqja dore nga realizimi i saj dhe te tille nuk mendoj se kam ndonje. E ne kete kontekst po ju rendis tre pune te cilat une nuk i kam realizuar ende: Mos arritja e perfitimit te financimit per disa projekte shume te rendesishme. Megjithate ne do te vazhdojme konkurrimin ne cdo thirrje qe do te behet nga qeveria shqiptare. Se dyti, zgjerimi i territorit te ndricimit publik me ritme me te shpejta ne fshatrat qe jane pjese e bashkise sone. Se treti, turizmi i qendrueshem ne Gjirokaster eshte nje koncept qe ka nisur te kete shifra pozitive por ende duhet shume pune per te arritur aty ku Gjirokastra me te vertete ka shume mundesi me pasurite qe mbart.
Ju thoni që Gjirokastra ka ndryshuar falë edhe punës e investimeve të bashkisë. Nga ana tjetër statistikat tregojnë se qyteti po zbrazet, njerëzit po ikin. Sigurisht kjo ndodh edhe me rrethe të tjera, por a keni ju nje ‘plan shpëtimi’ le të themi, se si mund të frenohet ikja?
Largimi i njerezve eshte nje problem i gjithe Shqiperise dhe ne e ndjekim me shqetesim sidomos persa i perket Gjirokastres. Shkaqet nuk eshte e veshtire t’i dish por mendoj se kryesori eshte zbehja e shpreses per nje permiresim te cilesise se jetes. Ju flisni per plan shpetimi, une do te thosha qe ne kemi prioritet ne cdo politike lokale tonen pikerisht rritjen e cilesise se jetes se ketij komuniteti. Ne jemi te bindur qe orientimi i qytetareve drejt zhvillimit te turizmit, agroturizmit, krijimi i lehtesirave per ta ne lidhje me investimet e tyre ne kete sektor nga njera ane, si dhe puna jone per investime komunitare jane rruga me e mire per ta minimizuar kete largim.
Kush ka faj për situatën emergjente që krijohet herë pas here me rrëshqitjet e tokës në Gjirokastër? Ju si bashki që nuk keni bërë sa duhet dhe nuk po e menaxhoni mirë? Paraardhësi juaj që lejoi ndërtime pa kriter? Qeveria që nuk iu gjendet më pranë?
Situate e rreshqitjeve te tokes eshte nje nga me te veshtirat qe kemi patur sidomos kete vit kur ajo u perserit disa here. Ne bindjen time, me e rendesishme se faktoret qe cuan ne kete situate, ne kete moment, eshte gjetja e zgjidhjes per banoret e prekur dhe zonat e riskuara si dhe parandalimi i situatave te ngjashme. Per kete po vazhdojme te punojme ne bashkepunim me qeverine qendrore. Gjithsesi per te mos ju shmangur pyetjes tuaj, mendoj se faktoret jane kompleks, objektive dhe subjektive, por edhe specifike per cdo rast. Subjektivet jane me nje histori qe shtrihet qysh prej fillimviteve 90’, si pjese e tranzicionit qe kaloi Gjirokastra, por kurrsesi nuk mund te jete fajtore bashkia apo qeveria e sotme. Ne situaten e krijuar dimrin e kaluar, pertej insinuatave politike qe dalin sa here ka veshtiresi, bashkepunimi i bashkise me qeverine ka qene korrekt dhe me rezultate te prekshme.
Sigurisht qe te gjithe do te deshironim qe situata te mos ndodhte ose te kishim mundesine qe cdo gje ta kthenim si me pare ne nje kohe shume te shkurter, por edhe qytetaret jane te ndergjegjshem se jane kushtet qe nuk na e lejojne kete luks. Bashkia beri menjehere rialokime fondesh per te bere projektet ne lidhje ma masat inxhinjerike te kodrave te rrezikuara. Kjo besoj tregon pergjegjshmerine dhe gadishmerine tone per te qene gjithmone sa me afer shqetesimit dhe problemeve te komuniteti por edhe mjedisit. Qeveria qendore nga ana tjeter mori persiper studim-projektimet per nje nga zonat e demtuara, duke pare edhe pamundesine financiare te bashkise per ti realizuar te gjitha ne nje kohe. Kjo tregon qarte shenjat e mira te bashkepunimit midis nesh per kete ceshtje. Them se edhe qytetaret tani e kane kuptuar qe nuk kishte asgje te vertete ne zhurmen e ngritur per sherre dhe mosbashkepunim.
Ka një perceptim sikur ju keni lënë në harresë zonat rurale dhe se investimet janë përqëndruar vetëm në qytet. Si është raporti për shpërndarjen e tyre?
Ka nje ekzagjerim te gjerave sidomos kur ashpersohet lufta politike. Do te ishte shume korrekte dhe e drejte besoj qe investimet me te medha te beheshin ne qytet sepse aty eshte perqendruar rreth 67% e popullsise dhe e ardhura me e madhe sigurohet prej tyre, por nuk do ta pranoja kurre qe te jem e njeanshme. Vizioni yne ne hartimin e investimeve gjithmone ka qene referimi tek faktore te tille si, sa e rendesishme eshte ne kompleksin e problematikave qe zgjidh dhe sa qytetareve iu vjen ne ndihme nje investim.
Mund t’iu them me bindje te plote qe ne vitin 2016 investimet e bashkise Gjirokaster kane qene 90% ne zonen rurale pikerisht referuar ketij vizioni. Nuk mund te lihet nje investim ne infrastructure ne mes, sepse e humbet dhe ate qe ke bere. Nga ana tjeter, nuk mund te izolosh nje zone te tere, per shkak te daljes jashte funksioni te nje ure, dhe te thuash qe investuam shume ne kete zone (investime ne 2016 rrugen Picar-Kolonje, uren e Picarit, investimi ne zgjerimin e ndricimit publik, investimi ne kanalet vaditese pa permendur ketu mirembajtjen e rrugeve dhe te tjera shpenzime ne realizimin e sherbimeve). Po ashtu edhe ne vitin 2017 dhe 2018 jemi perpjekur te kemi nje shperndarje te barabarte te investimeve fshat-qytet dhe gjithmone duke ju referuar ketij vizioni.
Kur keni qenë për herë të fundit në Lazarat dhe përse emëruat administrator kryetarin e PD-së, Benard Pollon?
E kuptoj thumbin e pyetjes suaj por do ju pergjigjem drejtperdrejt. Lazaratin une e shof si pjese te Gjirokastres dhe nuk dua te bej asnje dallim. Fshati Lazarat, i vetmi i kesaj Njesie Administrative, ne te kaluaren per arsye te ndryshme ka patur investime si asnje tjeter dhe per fatin tim te mire jane nje komunitet qe i ruajne ato me fanatizem, madje vete ata shpesh marrin nisma te ndryshme per te kontribuar per problematika te ndryshme. E thashe per fatin tim te mire pasi, e para, eshte nje zone qe ka nevoje per me pak investime se zonat e tjera, dhe, se dyti, japin nje shembull bashkejetese ne komunitet te cilen une e vleresoj si shume te rendesishem, ndaj edhe shpesh i kam falenderuar publikisht. Emerimi i Benard Pollos si administrator i Lazaratit ka qene nje nga vendimet me te lehta pasi me te kam pas nje bashkepunim shume te mire gjate kohes qe punuam ne Prefekture. Eshte nje person qe i njifja aftesite administrative dhe pergjegjshmerine ne detyre. Si kryetar i nje partie politike besoj se nuk perben shkelje ligjore te maresh detyren e nje administratori. Personalisht vleresoj profesionistet pertej bindjeve politike, pavaresisht se jam e ndergjegjshme qe edhe ne bashki jo te gjithe kane qene apo edhe jane aq profesioniste sa do te deshironim.
A vlerësoni se kemi të bëjmë me nepotizëm, kur njerëz të afërt të familjes tuaj janë të emëruar në Bashkinë Gjirokastër apo ndërmarrjet në varësi të saj? Fjala vjen vëllai juaj drejtor financash në ndërmarrjen e ujësjellësit, kunati juaj në sektorin e kulturës.
Ne nje institucion sic eshte qeverisja lokale, e cila ka me shume se 600 punonjes, disa agjensi ne varesi te saj, por edhe ndermarrje te cilat jane shoqeri aksionere, nje specialist muzike apo nje financier ne degen ekonomike nuk ka pas kriter punesimi; te mos jesh i aferm i kryetares. Besoj duhet ta qartesoni konceptin nepotizem si dhe ligjin ne lidhje me punesimet dhe kriteret e kualifikimit sipas pozicionit te punes.
Përse mbi 90% të tenderave në Bashkinë Gjirokastër i bën një agjenci e vetme, e drejtuar nga një njeri për të cilin sërish thonë që është i afërti juaj? Agjencia e Mirëqënjes dhe Kujdesit Social. Si është e vërteta?
Perpara se te pergjigjem dua te theksoj qe genjeni ose ju kane genjyer ne lidhje me shifrat qe permendni. Drejtori i Agjensise, me te cilin lidhja e gjakut eshte me e larget ose e barabarte me mbi 1000 banore te tjere te Bashkise ne qytet e ne Fushebardhe, eshte nje nga bashkepunetoret e mi me te afert, dhe kjo per arsyen e vetme se kam besim ne aftesite e tij profesionale dhe ne perkushtimin e tij per realizimin e vizionit tone per Gjirokastren qe meritojme. Ky besim dhe vleresim qe kam nuk do te thote qe une te kem te drejten te shkel ligjet per te luajtur me tenderat apo cdo gje tjeter.
Agjensia e Mireqenies dhe Kujdesit Social ka ne buxhetin e vet per te tenderuar nje fond prej rreth 14.000.000 lekesh per te blere mallra dhe sherbime per institucionet arsimore. Nga keto 7.000.000 leke ushqimet per femijet e cerdhes, kopshteve dhe konviktit, fond ky qe vjen kryesisht nga kuotat qe paguajne prinderit, pjesa tjeter eshte dru per ngrohjen e shkollave e kopshteve, gaz per gatim, material pastrimi dhe mirembajtje, lodra dhe mjete didaktike etj. Pervec kesaj kjo agjensi me funksionet e deleguara ne bashki ka mare edhe Qendren Kulturore te Femijeve e cila ka ne programin e vet nje sere aktivitetesh kulturore gjate gjithe vitit. Per te qene te sinqerte fondi per realizimin e ketyre aktiviteteve eshte nje fond modest. E nese do te hapni regjistrin e prokurimeve publike te Bashkise Gjirokaster keto tendera te kesaj Agjensie nuk jane as 9% e tenderave te Bashkise.
Një mandat është i pamjaftueshëm në çdo rast për të zbatuar projektet dhe një vizion të caktuar. Ju e doni një mandat tjetër si kryebashkiake? E thënë më thjesht do të rikandidoni sërish, nëse mandatoheni nga partia juaj?
4 vjet vertet jane shume pak per te realizuar te gjitha ato qe deshiron dhe qe ke premtuar. E permenda dhe pak me lart qe ne kemi disa projekte te cilat presin financim qe prej dy vjetesh (Teatri “Zihni Sako”, pallati i sportit, rruga e Golëmit, vazhdim i rruges ne ‘Kodren e Shtufit’, ujesjelles ne Arshi Lengo, projekti i 100 fshtrave, etj) por nga ana tjeter edhe ne shume pune te tjera te nisura ku faktori kohe eshte teper i rendesishem. Lufta politike per kandidimin do te jete teper e forte dhe me te papritura por nje gje eshte e sigurt, ne cdo rast duhet qe ky mandat te perfundoje me sukses pasi ne nje menyre apo nje tjeter do te jap llogari para zgjedhesve, ndaj une jam perqendruar pikerisht ne vazhdimin e punes deri ne fund me perkushtim dhe dashuri per Gjirokastren.
Si do ta përshkruanit me një fjali të vetme atë që ka ndodhur në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës për disa muaj me radhë?
Keshilli Bashkiak kunder deshires time eshte teper i politizuar dhe ngjarjet e fundit nuk kane te bejne fare me mua por me maredheniet midis partive politike dhe perfaqesuesve te tyre.
Do të ketë rritje të çmimit të ujit në Gjirokastër? Cili është qëndrimi juaj personal si kryebashkiake për këtë çështje, ndonëse vendimmarrja i takon Këshillit Bashkiak?
Askush nuk deshiron te kete cmime apo tarifa ne rritje. Gjithsesi une gjykoj qe edhe nese Keshilli do te vendose qe te kete rritje te cmimit te ujit kjo te perkthehet ne rritje te cilesise se ketij sherbimi. Zona e qytetit qe furnizohet 24 ore me uje dhe eshte e matur ka treguar qe pagesa qe ata bejne me matje eshte me e ulet sesa kur paguanin aforfe. Keshtu qe duhet te kete nje studim te kujdesshem ne lidhje me efektin financiar qe bie drejtperdrejt ne xhepin e qytetarit.
Meqë jemi te ndërmarrja e ujësjellësit, e cila brenda dy vitesh ka ndryshuar dy drejtorë, po të ktheheshit pas në kohë, do ta shkarkonit po njësoj Dasho Qelin? Është fjala për atë shoë-n që u krijua para kamerave, ‘terrorin’ te punonjësit e ndërmarrjes dhe gjithë ajo situatë e pakëndshme që sikur i dha një goditje imazhit tuaj si kryebashkiake e re. Do të vepronit po njësoj?
Menaxhimi i ndermarrjes se ujesjelles-kanalizime eshte nje sfide me vete dhe realizimet e disa objektivave te rendesishem te saj kane patur ne thelb edhe ndryshimet e administratoreve. Pa u mare me emra, episodin qe ju permendni me se shumti e kujtoj nga pamjet e televizioneve sesa nga ajo qe ndodhi vertet. Sigurisht qe nuk deshiroj skena te tilla dhe sa per punonjesit e ndermarrjes, edhe prej menyres se administrimit, kontaktin me mua personalisht e kane me te paket se me punonjesit e tjere te bashkise dhe agjensive te tjera ne varesi, ndaj ata nuk mundet “te ndjejne presion” ne kuptimin qe e shprehni ne pyetje. Le te themi se me shume kontakt apo “presion” prej meje ka apo ndjen nje edukatore kopshti sesa nje punonjes i ujesjellesit. Sigurisht ne pune ka dhe gabime por gjate kesaj periudhe gjithmone e me shume po persosim punen nepermjet bashkepunimit ndaj sic e shikoni edhe gjate gjithe intervistes po ju pergjigjem me “ne” dhe jo “une”.
© ArgjiroLajm.net