Ambasada e SHBA-së në Kiev u bëri thirrje përsëri qytetarëve amerikanë në Ukrainë që të “largohen menjëherë nëse është e sigurt për ta bërë këtë duke përdorur çdo mundësi transporti”.
US Embassy building stays empty as the diplomatic staff was ordered to leave Ukraine Kiev, Ukraine on February 23, 2022. (Photo by Dominika Zarzycka/NurPhoto via Getty Images)
Ata që nuk do munden të largohen nga Kievi thuhet në deklaratë, “duhet të kenë kujdes të shtuar për shkak të mundesise për luftime aktive, krime dhe trazira civile.”
“Qytetarët amerikane që do të mbeten në Ukrainë duhet të monitorojnë me kujdes njoftimet e qeverisë dhe mediat lokale dhe ndërkombëtare për informacion në lidhje me ndryshimin e kushteve të sigurisë dhe alarmet për strehim në vend”, thuhet në thirrjen e leshuar nga ambasada amerikane ne Kiev.
Kujtojme qe me 25 shkurt, ne diten e dyte te luftimeve ne Ukraine, një tjetër paralajmërim i fortë erdhi nga inteligjenca amerikane.
Sipas saj, kryeqyteti ukrainas Kievi do të bjerë në duart e Rusisë brenda pak ditësh.
Sipas dy burimeve të inteligjencës amerikane, të cituara nga CNN thuhet se vlerësimi fillestar i SHBA, para pushtimit parashikonte që Kievi do të pushtohej brenda 4 ditësh, pas sulmit. Këtij vlerësimi ata vazhdojnë t’i qëndrojnë ende.
Nderkohe thirrja e ambasades amerikane ne Kiev sot e vlereson situatën e sigurisë në Ukrainë “shumë të paqëndrueshme”, duke paralajmëruar se “kushtet mund të përkeqësohen pa paralajmërim”.
Kujtojme qe tashme nuk ka më një prani diplomatike brenda Ukrainës. Grupi i vogël i diplomatëve që kishin mbetur janë zhvendosur nga Lviv në Poloni.