• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Imagjinoni se ç’na pret mandatin e tretë

30/10/2020
Analisti: Si po e shkatërron opozita protestën e studentëve

Nga Andi Bushati

Këmbëngulja për të votuar ndryshimet përfundimtare në kodin zgjedhor, pa përfillur paralajmërimet më të forta që Brukseli i ka bërë deri më tani qeverisë socialiste, nuk përbën ndonjë surprizë. Ajo është në logjikën e gjërave dhe brenda strategjisë me të cilën po sillet Rama për të grabitur 25 prillin.

Hapat që ai ka hedhur deri më tani janë koherente me njëra- tjetrën. Fillimisht, ai vendosi të ndryshojë në mënyrë të njëanshme rregullat e lojës për zgjedhjet, duke thyer një traditë që nuk e kanë prekur dot as Ramiz Alia, as Sali Berisha dhe as Fatos Nano, atë të vendosjes së tyre me konsensus mes palëve.

Pra, që këtu ai zgjodhi të jetë, njëkohësisht, edhe lojtar në fushë edhe arbitër i ndeshjes. Me këtë logjikë vazhdoi më tej. Kur sipas marrëveshjes politike që kishin bërë, në 14 janar, opozita i kërkoi që ndryshimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor t’ia çonin për t’i marrë mendim OSBE- ODHIR, socialistët u telendisën me justifikimin qesharak se nuk mund t’i drejtoheshin një pale të tretë, të paanshme, pasi PD dhe LSI, nuk kishin dorëzuar një draft për atë që propozonin.

Këta të fundit e luajtën bllofin deri në fund dhe e hartuan draftin, por PS e mori atë dhe e hodhi në plehra, duke mos pranuar që konflikti të zgjidhej nga një gjykatës i paanshëm.

E njëjta fabul u përsërit edhe së fundi. Pasi presidenti i ktheu me dekret ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ai e shoqëroi aktin e tij me një kërkesë që Komisioni i Venecias të jepte opinion se cili kishte të drejtë. Edhe këtu Rama, me argumenta po aq qesharakë sa ato me të cilat Gjiknuri refuzonte gjykimin e OSBE- ODHIR-it, pretendoi se nuk kishte kohë të pritej Venecia. Megjithëse të gjithë specialistët e zgjedhjeve e hidhnin poshtë teknikisht justifikimin e mungesës së kohës, ndonëse edhe komisioneri për zgjerimin Oliver Vahrelyi dhe zëdhënësia e BE, Pisonero, e paralajmëruan të mos vazhdonte përpara pa pyetur, Rama u mbështet tek 94 votat e sigurta që ka në kuvend.

Pra, po të shihet mënyra se si kryeministri po sillet me zgjedhjet, asaj i shkon më së miri ajo batuta e filmit: “topi është i imi, penalltinë do ta gjuaj unë”. Rama vendos vetë për gjithçka, duke mos e pranuar se është njëra nga palët, po duke u sjellë edhe si konkurues edhe si juri. Ai i cakton në mënyrë jo konsensuale rregullat e lojës dhe nuk pranon që askush ta gjykojë për hilet që bën, qoftë ky ODHIR, apo qoftë ky Komisioni Venecias.

Dhe këtu nuk është vetëm halli i zgjedhjeve. Ushtrimi i një pushteti pa arbitër dhe pa kontroll është linja unike e pandryshuar e 8 viteve qeverisje të Edi Ramës. Ai është i vetmi kryeministër që pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar duke shmangur pasjen mbi krye të një Gjykate Kushtetuese.

Ai është i vetmi lider shumice, që i urren aq shumë mediat kritike dhe ato që investigojnë skandalet e tij, sa ka prodhuar një ligj që po ia rrëzojnë kokë e këmbë edhe OSBE edhe Këshilli i Europës. Ai është i vetmi udhëheqës i këtij vendi që ka zhvilluar në këto 30 vite zgjedhje moniste dhe pa opozitë.

Ai është i vetmi kryetar PS-je që zhduku nga kjo parti zgjedhjet për kryetarin. Ai ka dy mandate që vendos, tek pullë, pa garë dhe pa rregulla se kush do djegë plehërat, se në cilën parajsë fiskale do përfundojnë paratë e Unazës së re, se te cila kliente e tij do bëjmë analizat.

Ka edhe më shumë. Po ai përcakton se cila kullë do ndërtohet në Tiranë me paratë e naftës, cila me ato të frigoriferëve dhe cila me ato që vijnë nga trafiku i drogës. Po ai vendos edhe nëse janë ngelësa apo ekselentë studentët që i protestojnë kundër, nëse janë aktorë të talentuar apo recitues mediokër aktorët që mbrojnë teatrin, nëse janë të aftë të vrapojnë apo thjeshtë çapiten në fushë, futbollistët që nuk fillojnë kampionatin, nëse janë të gënjyer apo të mirëinformuar eurodeputetët që e kritikojnë, madje madje edhe se në ç’orare kanë të drejtë të dalin nga shtëpia pensionistët apo gratë shtatzënë, në kohë pandemie.

Pra, në këtë që ka ndodhur, nuk ka asnjë surprizë. Për Edi Ramën, për mënyrën se si ai është sjellë në pushtet është krejt e natyrshme që t’i caktojë vetë rregullat e lojës për garën zgjedhore dhe të refuzojë gjykimin e çdo lloj arbitri që mund t’i denoncojë dredhitë që po bën.

Kjo është rruga e vetme që ai ka për të mbëritur tek mandati i tretë që po e kërkon me çdo çmim. Por kjo është edhe mundësia e vetme për të gjithë të tjerët për të kuptuar se ç’do të ndodhë me jetët e tyre nëse ai e arrin këtë, duke ushtruar një pushtet të pamatë, pa fre dhe pa kontroll. /Lapsi.al

Related Posts

Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari
Kryesore

Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari

14/01/2026
Lapaj përplaset sërish me policinë gjatë natës
Kryesore

Lapaj përplaset sërish me policinë gjatë natës

14/01/2026
Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë
Kryesore

Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë

13/01/2026
Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri
Kryesore

Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri

13/01/2026
Zetori i tij u përmbys, plagoset rëndë 64-vjeçari
Kryesore

Zetori i tij u përmbys, plagoset rëndë 64-vjeçari

13/01/2026
“Ka nevojë për frymëmarrje…”, si e shpëtuan zjarrfikësit gruan e moshuar në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

“Ka nevojë për frymëmarrje…”, si e shpëtuan zjarrfikësit gruan e moshuar në Gjirokastër (VIDEO)

12/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zbulohet shkaku i vdekjes së Ethan Browne, djalit të Jackson Browne

Zbulohet shkaku i vdekjes së Ethan Browne, djalit të Jackson Browne

14/01/2026
Ndërron jetë muzikanti amerikan John Forte në moshën 50-vjeçare!

Ndërron jetë muzikanti amerikan John Forte në moshën 50-vjeçare!

14/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al