Presidenti i republikës, Ilir Meta, ishte sot në Tepelenë, aty ku u ngrit një qendër kërkimore studimore për mbrojtjen e lumenjve. Në përfundim të eventit kishte edhe një ceremoni të vogël për trokitje gotash dhe me produkte tradicionale në një prej restoranteve të zonës. Kreu i shtetit shoqërohej nga kryebashkiaku Termet Peci dhe shihen në një moment duke pirë verë. Ndërsa PD e ka sulmuar vazhdimisht dhe madje javën e shkuar i bëri kallëzim penal në SPAK për ndërtimin e hotelit në Ujin e Ftohtë, LSI dhe vetë Presidenti kanë ruajtur një qasje tjetër ndaj kryetarit të Tepelenës. Tërmet Peci ishte i ftuar nga presidenti edhe në fillim të këtij muaji në dekorimin e disa figurave në kuadër të kremtimit të 100 vjetorit të Luftës së Vlorës.
©argjiroja.net