Në konferencën e sotme për shtyp, Ilir Meta ndër të tjera ka folur edhe për një aferë korruptive sipas tij. Është fjala për Bypassin e Tepelenës.
“1.5 km rrugë Bypass në Tepelenë pa Tvsh ka kushtuar 23 milionë euro. Hajdutllëk i tmerrshëm. Nuk është se mora vetëm për bazë denoncimin e qytetarit nga Tepelena, por bëra vetë një verifikim që më rezultoi plotësisht i saktë. Nga ana tjetër ishte parashikuar që të dilte nga ana tjetër e lumit me vetëm 10 m euro”, tha Meta.
Ai foli më tej për ngritjen e një strukture kombëtare që do të mbledhë denoncimet e qytetarëve për korrupsion. Sipas tij në Partinë e Lirisë do të promovohen vetëm njerëzit që luftojnë korrupsionin. ©Argjirolajm.net