• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Iku një idealist i progresit dhe emancipimit shoqëror

24/01/2023
Iku një idealist i progresit dhe emancipimit shoqëror

Nga Fatos Tarifa

Humbja e një miku të ngushtë është gjithnjë e trishtueshme. Shumë herë ajo është një ngjarje e dhimbshme, e vështirë të besohet dhe po kaq e vështirë të përjetohet.

Dje, pasi vuajti për shumë kohë nga një sëmundje e rëndë, unë humba një mik të vyer, Prof. Isuf Kalon.

Dhimbja e familjes së Prof. Kalos për humbjen e tij është edhe më e madhe, pasi ajo humbi njeriun e vet më të shtrenjtë, të fundit ndër tetë motrat dhe vëllezërit Kalo, që i sollën në jetë Nane dhe Remziu nga Luzati i Tepelenës.

Kolegët e tij humbën një mjek ndër më të shquarit që ka nxjerrë ky vend dhe ndër më të njohurit që Shqipëria i ka dhënë Europës.

Kushdo që e ka njohur nga afër Prof. Kalon sot ndien dhimbje për ndarjen nga jeta – në një moshë që vdekjen duhej ta kishte dhe ta mbante larg – të një njeriu të dashur dhe të një mjeku të shquar.

Për Isuf Kalon mund të shkruash e të flasësh gjatë – si bashkëshort i një gruaje zonjë, Firdesit, me të cilën ndanë bashkërisht një jetë të tërë; si prind i dy fëmijëve të shkëlqyer e të sukseshëm, Entelës dhe Ilirit; si xhaxhai i Përparimit, për të cilin Isufi ishte edhe prind; si një profesor i shquar dhe një koleg i çmuar i një armate mjekësh shqiptarë; si mjeku që ka shpëtuar qindra jetë njerëzish dhe u ka ardhur në ndihmë mijëra pacientëve diabetikë në këtë vend, si i pari mjek që u përpoq të krijojë një sistem akreditimi profesional në shërbimin tonë shëndetsor, si mjeku shqiptar që për më shumë se dhjetë vite drejtoi Programin European për Diabetin dhe Programin European të Cilësisë së Sistemit Shëndetsor në Zyrën Rajonale të Europës (me qendër në Kopenhagen) të Organizatës Botërore të Shëndetsisë.

Të gjitha këto dhe shumë kontribute dhe merita të tjera të Prof. Kalos janë të njohura për këdo që e ka ndjekur nga afër karrierën dhe veprimtarinë e këtij mjeku të shquar.

Por Isuf Kalo ishte edhe një intelektual shumë erudit, ndër më eruditët e racës së mjekëve shqiptarë, madje një klasë më vete jo vetëm si mjek, por edhe si një personalitet vizionar për zhvillimin e politikave shëndetsore dhe të sistemit tonë shëndetsor, si dhe për popullarizimin e dijeve mjekësore.

Erudicioni i pazakontë dhe talenti intelektual i Prof. Kalos vërehen mjaft qartë, përveçse në shumë botime të tjera të tij, në librin Blloku, që ndoshta mund të cilësohet si libri i tij i jetës.

Asgjë e shkruar dhe e botuar deri më sot në këtë vend nuk e jep më të plotë e më besnikërisht fizionominë e diktaturës komuniste në Shqipëri sesa ky libër i Prof. Kalos. Si një dëshmitar i besueshëm dhe i sinqertë, përmes një optike realiste dhe humaniste, Prof. Kalo ka zbuluar për lexuesit shqiptarë një mister antiutopik oruellian, duke i marrë ata në labirintet e panjohura të Bllokut për të shpjeguar se si funksionoi diktatura komuniste dhe cila ishte hierarkia e atij sistemi në Shqipëri.

Edhe pse Prof. Kalon e kam njohur nga afër një çerek shekulli më parë, bashkëpunimi im intelektual me të nisi më vonë kur, në dhjetor të vitit 2011, ai iu bashkua me shumë entuziazëm nismës së një grupi intelektualësh shqiptarë që themeluam Akademinë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave.

Prof. Kalo ishte ndër anëtarët themelues të kësaj Akademie mbarëshqiptare dhe, për një periudhë kohe, president i saj. Nën presidencën e tij, Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencve e zgjeroi edhe më tej fokusin dhe gamën e veprimtarisë së saj, duke u bërë një forum i respektuar në shërbim të së mirës publike për shoqërinë tonë.

Me ndjarjen nga jeta të Prof. Kalos, ne humbëm një koleg të çmuar, një mjek të jashtëzakonshëm, një humanist të klasit të parë dhe një idealist të progresit e të emancipimit shoqëror./Dita

Related Posts

Shi, furtunë dhe përmbytje, bashkia jep alarmin
Kryesore

Paralajmërimi/ Rikthehen reshjet intensive në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Korçë

29/01/2026
Flet kushëriri i shqiptarit që humbi jetën në aksidentin e tifozëve të PAOK-ut
Kryesore

Flet kushëriri i shqiptarit që humbi jetën në aksidentin e tifozëve të PAOK-ut

29/01/2026
Nga testi i analfabetizmit tek matura dhe minimatura, si do zhvillohen provimet këtë vit
Lajme

Ndryshojnë rregullat e Maturës Shtetërore

29/01/2026
E rëndë/ Shuhet në aksident 28-vjeçari
Lajme

I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

28/01/2026
Alarmante/ Mbi 500 mjekë janë larguar nga Shqipëeria vitet e fundit
Lajme

Ilir Beqaj do të mbetet në qeli, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e ish-ministrit

28/01/2026
Vendim i qeverisë: Agjencitë funerale do të hapen me licencë
Kryesore

Shkarkohet drejtori i Doganave, qeveria e emëron zëvendësministër

28/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bilanci i ri i Tiranës, bardheblutë përfitojnë rreth 1.25 milionë euro! Ndryshimi i madh në merkaton e janarit

Bilanci i ri i Tiranës, bardheblutë përfitojnë rreth 1.25 milionë euro! Ndryshimi i madh në merkaton e janarit

29/01/2026
Zyrtare, Partizani përforcohet në sulm

Zyrtare, Partizani përforcohet në sulm

29/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al