• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ikja e Nënës

03/12/2020
Ikja e Nënës

Nga Mero Baze

Kur isha në klasë të gjashtë më thanë se nëna do të vdesë. Ajo kishte dy javë shtruar në spital dhe nuk po e shëronin dot.

Nuk kishte ndodhur ende ndonjë vdekje në familjen tonë dhe unë nuk isha shumë i qartë se çfarë ishte vdekja e lajmëruar e nënës.

Sapo mbaroi mësimi tek shkolla buzë rrugës, unë pash një makinë portabël nga ato që ngarkonin zhavor, dhe hipa sipër. Spitali ishte në një fushë në periferi të qytetit, rreth gjysmë ore me këmbë nga aty ku më la makina.

Arrita rreth orës 4 mbasdite në spital, në një ftohtë të hidhur dhjetori, kur nata po afrohej.

Mjekja roje më pa e çuditur për orarin dhe më pyeti se kë kërkon.

-Mamanë, -i thashë. Është sëmur dhe do vdesi.

Ajo më pa e tmerruar.

-Kush të tha ty që do vdes?

-Kështu thonë të gjithë.

-Eja me mua.

Ajo nxitoi në dy korridore të ngushtë dhe unë pas 1 minute ishte tek dhoma e saj.

Dhoma ishte e ngrohtë dhe ajo ishte veshur me rroba me vija. Krevati ishte i pastër dhe nëna kishte një tubë llastiku të ngjitur tek dora.

Shtangu kur më pa mua dhe ende pa më ledhatuar, pyeti e alarmuar se më kë kisha ardhur dhe me kë do kthehesha.

E gënjeva që do rri nga daja në qytet dhe u qetësua.

-Çfarë i ke sjellë mamasë, pyeti doktoresha që donte të nxirrte nga situata, duke menduar që unë kisha ardhur si vizitor me leje nga shtëpia në spital.

Hapa çantën e librave si i zënë në faj dhe aty nuk kishte asgjë.

Në moment nxora fletoren e detyrave që mësuesi më kishte vënë notën “dhjetë” dhe ja zgjata mjekes në vend të mamasë.

-Bravo,- tha mjekja. Mamaja do shërohet shpejt.

Më vonë kur mamaja doli nga spitali dhe erdhi në shtëpi, dëgjova se mamaja vuante nga ulçera në stomak, ngaqë siç i kishte thënë Doktori nuk hante ushqim në rregull, në të njëjtin orar dhe ato që duhej.

Në fakt unë nuk e kisha parë nënën të hante kurrë. Unë nuk e di kur hante ajo. Kishte rritur gjashtë fëmijë me të ardhura mbijetuese. Ishte një kohë kur për ushqimin mund të shikoje ëndrra të bukura vetëm kur flije.

Ajo jetë ja kishte bërë cop stomakun, të cilin në atë kohë e konsideronin sëmundje të rënd.

Pastaj kohët ndryshuan dhe nëna jetoi shumë mirë.

Pas vitit 1991, kur jeta u përmirësua ndjeshëm, nëna nuk u ankua kurrë nga stomaku.

Nëna iku dje në moshën 92 vjeçe, pa asnjë sëmundje, dhe pa ndonjë breng për të gjithë ne që la pas.

Kisha një jetë të tërë që jetoja me frikën se ajo do vdiste dhe duket se frika ime e bëri të jetonte gjatë. Dje mendoi se u rrita boll për të më lënë vetëm.

Related Posts

Turpi i UEFA-s, karton i verdhë për shqiponjën?!
Blog

Turpi i UEFA-s, karton i verdhë për shqiponjën?!

12/10/2025
Jeta jonë do të ndryshojë nga kjo luftë
Blog

Blushi: Shqipërisë i duhet një brez i çmendur

06/10/2025
Në Shqipëri ka rreth 82 mijë të moshuar mbi 80 vjeç, ja sa po vaksinohen
Blog

Braktisja e të moshuarve

26/09/2025
Diella, ministri ideal i Edi Ramës
Blog

Diella, ministri ideal i Edi Ramës

21/09/2025
Turpi ynë shtetëror… Polakët përdhosën Skënderbeun, shqiptarët burgosin shqiptarët
Blog

Turpi ynë shtetëror… Polakët përdhosën Skënderbeun, shqiptarët burgosin shqiptarët

30/08/2025
Skandalet/ Qeveria ka gati shkrirjen e AKU-së
Blog

Qytetarët e duan AKU-në në terren, jo në banka provimi !

29/08/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Barazimi i dytë në grupet e Conference League, ja sa mijë euro përfiton Drita

Barazimi i dytë në grupet e Conference League, ja sa mijë euro përfiton Drita

23/10/2025
Vllaznia, Balaj: Japim maksimumin në Conference League, skuadra e motivuar

Vllaznia, Balaj para Tiranës: Çdo pikë vlen, në fushë për fitore

23/10/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al