Një ngjarje e rëndë ka ndodhur te Liqeni Artificial në Tiranë, mesditën e sotme. Disa oficerë policie kanë dhunuar një të ri pse kishte dalë për shëtitje.
Në video e publikuar nga JOQ Albania, dallohen dy punonjës policie që i shtrengojnë me dhunë përtokë fytyrën të riut, ndërsa edhe e qëllojnë me shpullë.
Më pas e ngrenë atë dhe e shoqërojnë drejt makinës ndërsa njëri prej policëve vijon ta dhunojë duke e qëlluar në shpinë.