• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Igli Tare: “Interi favorit për titull në Serie A”

26/01/2021
Igli Tare: “Interi favorit për titull në Serie A”

Igli Tare rrëfehet në Sport Time. Drejtori sportiv i Lazios foli për shumë tema duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të Supersport në një lidhje telefonike nga Roma. Tare komentoi kampionatin shqiptar, ecurinë e Lazios në këtë sezon ndërsa foli edhe për skuadrat favorite në Serie A, ndërkohë dha një mendim edhe për statutin e ri të FSHF-së si dhe për shanset që ka kombëtarja shqiptare në eliminatoret e Botërorit Katar 2022. “E ndjek kampionatin shqiptar, me aq sa ma lejon koha. Nuk jam i informuar aq shumë. Me Olsi Ramën ndaj një miqësi të përbashkët, me Osmanin kam folur disa herë. Nuk flasim për çfarë ndodh aty, por për anën formale”.
“Rivaliteti në Serinë A? Është diçka shumë e mirë edhe për kampionatin, pasi edhe disa skuadra janë përforcuar me lojtarët e duhur. Juventusi ka pasur problemet e tyre, nuk janë më ajo skuadra e vitit të kaluar, por mbeten pretendentë. Interi është disi më ndryshe, pasi nuk luan në Kupat e Europës. Ne e provuam vetë diçka të tillë dhe e dimë si është. Kishim probleme si skuadër. Shpresoj që të jemi protagonistë këtë sezon. Objektivi jonë maksimal kualifikimi në Champions. Nëse arrihet diçka më e madhe, do ishte qershia mbi tortë”. “Kam pasur gjithmonë idenë që afroj lojtarët që janë të mirë, nuk ka rëndësi nëse është serb apo brazilian apo diçka tjetër. Nuk është e lehtë të luash në kampionatin italian. Për momentin jemi të lumtur me këta që kemi.Kur kam qenë te Kombëtarja ka qenë një gjeneratë shumë e mirë. Mund të them se shumë lojtarë nga ata mund të luanim pa problem në Serinë A”. “Statuti i FSHF? E kam ndjekur me aq mundësi sa kam pasur. Është një dobësi e atyre që e kanë pasur idenë për këtë vendim. Nuk mund t’ia mohosh të drejtën shumë figurave të futbollit shqiptar, që kanë dhënë shumë . Mendoj e është një zgjedhje dobësie”.
“Trajnerët shqiptarë jashtë- Rëndësi ka të jesh një trajner shqiptar, që ka pasur suksese në futbollin europian. Kanë bërë mirë në skuadra me traditë. Mjafton të kujtojmë Besnik Hasin, ka bërë mirë me shumë skuadra. Ervin Skela mund të bëjë mirë, pasi po bën punë të mirë me moshat te Frankfurti”. “Pritshmëritë për Shqipërinë? Unë nuk e shikoj si problem grupin. Të luash kundër Anglisë është e vështirë. Polonia dhe Hungaria gjithashtu. Është grup i luftuar, Shqipëria nëse ia del mund ta arrijë atë vendin e dytë. Çfarë të bëjnë më tepër se kaq sa kemi arritur?! Ajo humbja me Lituaninë ishte diçka e keqe, por pastaj ia dolën të arrijnë kualifikimin për në grupin b. Kombëtarja është një ekip me lojtarë të rinj, arrijnë të luajnë me Kombëtaren pavarësisht mungesës së minutave. Nuk është e lehtë për t’u ambientuar. Mbrojtja është shumë e ekuilibruar, në nivel mbi mesatar. Në mesfushë e shikoj pikën më të dobët, mungojnë dy lojtarë, që t’i japin jetëgjatësi këtij reparti. Bare është mirë, Gjasula me eksperiencë. Është një repart që e shikoj me pak vështirësi. Sulmi, kanë disa lojtarë të rinj plus Cikalleshin dhe Sadikun”.

Related Posts

ZYRTARE/ Vllaznia e shikonte si të ardhmen e portës, Brdariç prezanton ish-gardianin e kuqebluve
Sport

ZYRTARE/ Vllaznia e shikonte si të ardhmen e portës, Brdariç prezanton ish-gardianin e kuqebluve

19/01/2026
ZYRTARE/ Vllaznia e shikonte si të ardhmen e portës, Brdariç prezanton ish-gardianin e kuqebluve
Sport

ZYRTARE/ Vllaznia e shikonte si të ardhmen e portës, Brdariç prezanton ish-gardianin e kuqebluve

19/01/2026
Trabzonspor/ Shoku i skuadrës për Muçin: Ka vetëbesim të madh, bën dallimin në skuadër
Sport

Trabzonspor/ Shoku i skuadrës për Muçin: Ka vetëbesim të madh, bën dallimin në skuadër

19/01/2026
Qeveria mbështet skiatoren Lara Colturi, akordon 10 milionë lekë për Federatën e Skive për Lojërat Olimpike Dimërore
Sport

Kupa e Botës/ Colturi kërkon të lërë gjurmë: Shmang presionin dhe ia dal

19/01/2026
Superiore/ Barazimi ndaj Vorës, tekniku i Tiranës: Më pëlqeu skuadra, mund të kishim fituar sfidën
Sport

Superiore/ Barazimi ndaj Vorës, tekniku i Tiranës: Më pëlqeu skuadra, mund të kishim fituar sfidën

19/01/2026
PIKANTET/ Dinamo fiton edhe në pushim, tifozët braktisin finalen
Sport

Ilir Daja do sulmues te Dinamo, gjashtë e nisin si titullarë ndaj Vllaznisë

19/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

ZYRTARE/ Vllaznia e shikonte si të ardhmen e portës, Brdariç prezanton ish-gardianin e kuqebluve

ZYRTARE/ Vllaznia e shikonte si të ardhmen e portës, Brdariç prezanton ish-gardianin e kuqebluve

19/01/2026
Çifti i njohur i showbiz-it i jep fund lidhjes

Çifti i njohur i showbiz-it i jep fund lidhjes

19/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al