• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ibra: Rikthimi te Milani ishte sfidë, ju tregoj sekretin e formës së mirë

30/11/2020
Ibrahimovic zgjidhet MVP i Serie A për muajin tetor

Ibrahimoviç është lideri i këtij Milani që nuk njeh humbje në kampionatin italian që prej marsit të vitit të kaluar dhe që kryeson me 45 pikë më tepër nga ndjekësit më të afërt, ndërsa 39-vjeçari suedez ishte dje në “San Siro” për të mbështetur shokët, pasi në fushë nuk mund të luante për shkak të një dëmtimi.
Në një intervistë të dhënë për sajtin zyrtar të UEFA-s, gjiganti suedez ka folur për sfidën e pranuar për t’u rikthyer te Milani, mënyrën se si i trajton shokët e skuadrës dhe sekretin e formës së mirë, që e ka sjellë në krye të listës së golshënuesve, ndonëse me 39 vite mbi supe.
Rikthimi te Milani – Jeta është e përbërë vazhdimisht nga sfida të ndryshme dhe unë pasi fitova thuajse gjithçka, isha në dyshim nëse duhej të vija sërish te Milani apo jo. Megjithatë mund të them se ishte një sfidë vërtetë e madhe për mua, të rikthehesha këtu, të ndryshoja mentalitetin dhe t’i transmetoja skuadrës atë çfarë është Milani, Milani që njoh unë dhe që njeh e gjithë bota.
Stërvitjet dhe presioni – Për mua, mënyra se si stërvitesh tregon edhe mënyrën se si luan. Unë kur zbres në fushë nxjerr në pah karakterin tim, qoftë kjo në një seancë stërvitore, apo në një ndeshje finale. I vë shumë nën presion shokët e mi, sepse dua që ata të nxjerrin më të mirën. Disa e vlerësojnë, të tjerë jo dhe aq, pro ka edhe nga ata që nuk e përballojnë. Vuajnë pasi shkojnë në maksimum vetëm kur është e nevojshme, ndërsa unë dua të jemi në maksimum çdo ditë.
Marrëdhënia me të rinjtë – Unë ushtroj të njëjtin presion te të gjithë që janë këtu, qofshin të rinj apo të vjetër. Ata janë te Milani për një motiv, sepse janë mjaftueshëm të zotët, ndaj thjesht duhet ta nxjerrin në pah këtë. Më pas me të rinjtë kam një sjellje dhe diskutim krejt ndryshe jashtë fushës së lojës. Në fushë janë të gjithë njësoj dhe unë nuk kënaqëm asnjëherë me maksimumin, pasi dua gjithmonë më shumë. Kjo besoj se është edhe arsyeja që kam arritur deri këtu.
Motivimi për të luajtur në nivele të larta – Sa herë që zbres në fushë ndihem si një fëmijë që ha një karamele për herë të parë. Kam kuptuar se topi është miku im më i mirë, ndaj dua të rri me të për pjesën e mbetur të jetës. Ndjehem si Benjamin Button dhe rinohem çdo ditë që kalon. Premtoj se do të vijoj të luaj derisa të mundem ta bëj këtë në nivele të larta. Kur të mos jem më në gjendje të jap më të mirën, do të ndalem, pasi dua të ndihem i gjallë dhe i vlefshëm në fushën e lojës.
Sekreti i formës së Ibrës – Kur u riktheva te Milani, të gjithë më kujtuan të tjerët që ishin rikthyer dhe nuk kishin arritur të japin atë që kishin bërë më herët me këtë fanellë. Sekreti im është se nuk e kam humbur kurrë pasionin për atë që bëj në fushën e lojës.

Related Posts

Përballjet Egnatia-Tirana, kampionët në avantazh vitet e fundit
Sport

Përballjet Egnatia-Tirana, kampionët në avantazh vitet e fundit

01/02/2026
Java e 20-të e Kategorisë së Parë/ Skënderbeu, Laçi dhe Pogradeci marrin fitoret e radhës, triumfojnë edhe Iliria, Burreli & Kukësi
Sport

Java e 20-të e Kategorisë së Parë/ Skënderbeu, Laçi dhe Pogradeci marrin fitoret e radhës, triumfojnë edhe Iliria, Burreli & Kukësi

01/02/2026
Triumfi ndaj Elches, trajneri i Barcelonës: I kënaqur me paraqitjen e skuadrës time
Sport

Triumfi ndaj Elches, trajneri i Barcelonës: I kënaqur me paraqitjen e skuadrës time

01/02/2026
Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi
Sport

Tirana e largoi si të padëshiruar, sulmuesi që nuk shënoi asnjë gol befason me klubin e ri

01/02/2026
Trabzonspor/ Shoku i skuadrës për Muçin: Ka vetëbesim të madh, bën dallimin në skuadër
Sport

“Alarm” te Trabzonspori, Ernest Muçi i shqetëson të gjithë para ndeshjes me Fenerbahçen

01/02/2026
Barça bën detyrën ndaj Elches, asnjë problem në transfertë
Sport

Barça bën detyrën ndaj Elches, asnjë problem në transfertë

31/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përballjet Egnatia-Tirana, kampionët në avantazh vitet e fundit

Përballjet Egnatia-Tirana, kampionët në avantazh vitet e fundit

01/02/2026
Angelo Haruni thyen heshtjen për Neada Muçajn, i dërgon një mesazh publik ish partneres

Angelo Haruni thyen heshtjen për Neada Muçajn, i dërgon një mesazh publik ish partneres

01/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al