Deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino ka pasur një debat me Ralf Gjonin, pasi ky i fundit i ka zënë karrigen. Teksa ishin mbledhur në Komisionin e Ligjeve, Fino është future në sallë porn ë karrigen që ulet ai gjithmonë ka gjetur të ulur Gjonin.
Siç shihet edhe në foton e publikuar nga Agim Rama në profilin e tij në Facebook, Fino është mjaft i mërzitur me deputetin Gjoni dhe duket i vrenjtur në fytyrë.
Nga ana tjetër, s’mund të themi të njëjtën gjë për Gjonin, i cili e shikon në sy dhe nuk lëviz nga vendi, ku qëndron mjaft i buzëqeshur.
Por, s’dimë të themi arsyen….pse vallë Gjoni kërkon të të zërë vendin e Finos, ndërkohë që mund të ulej në një karrige çfarëdo?!