Partizan dhe Valentina Bengaj, prindërit e 23-vjeçares Sabrina kanë paditur në gjykatën e Fierit, vrasësin e vajzës së tyre Elton Metaj, duke kërkuar që ti hiqet kujdestaria e vajzës së mitur N.Bengaj. Kjo padi është dorëzuar në gjykatën e rrethit Gjyqësor Fier nga avokati Saimir Visha. Kujtojmë se Elton Meta vrau ish-bashkëshorten e tij, Sabrina mbrëmjen e 10 shtatorit. Ai shkoi te prindërit e ish-bashkëshortes, dhe e vrau me pistoletë teksa ishte duke ngrënë darkë. Meta tashmë ndodhet në burg, por ka deklaruar se babai i Sabrinës ishte ai që e kërcënonte vazhdimisht dhe nuk i lejonte të ishin bashkë.