• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

I vranë nënën në lokal, i plagosën mbesën, reagon i biri: Mallkuar qofshin ata plumba!

13/03/2023
I vranë nënën në lokal, i plagosën mbesën, reagon i biri: Mallkuar qofshin ata plumba!

Vrasja e 60-vjeçarjes Mimoza Paja, 60 vjeçe, e cila punonte si kamariere dhe banakiere e lokalit ku ndodhi sulmi mafioz mbrëmjen e djeshme në Tiranë dhe plagosja e mbesës së saj 10-vjeçare bashkë disa persona të tjerë, ka tronditur familjen, të afërmit e saj. I biri i Mimozës shkroi krahas një fotografie me nënën e tij, pikëllimin dhe zemërimin e tij për ngjarjen tronditëse.:“Mallkuar qofshin ato plumbat qe i zbrazen ne trupin tend qofsh e xhenetit mam’. Të plagosur në vendin e ngjarjes mbetën Astrit Meraj, Emanuele Sala, Ermir Bejçuku, Genc Shohalli dhe një vajzë 10-vjeçare, mbesa e viktimës.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 12.03.2023, rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit F. M., në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit Sh. M., 50 vjeç, A. M., 42 vjeç, E. S., 47 vjeç, E. B., 45 vjeç, G. Sh., 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët.

https://argjiroja.net/wp-content/uploads/2023/03/WhatsApp-Video-2023-03-12-at-9.57.39-PM.mp4

Related Posts

Hotelet në Sarandë e Ksamil “bëhen pishman”, nis ulja e çmimeve dhe fushatat në rrjetet sociale
Kryesore

Sarandë, nëna denoncon në polici: Më dhunuan dhe filmuan vajzën 12-vjeçare

13/07/2025
Shqipëria, e para në listën e destinacioneve verore jashtë zonës Schengen për t’u vizituar
Kryesore

Turistja serbe denoncon në polici: Në Ksamil më goditën me grusht në kokë

13/07/2025
La ëndrrën për futbollin që të ndërtojë të ardhmen në Theth, 23-vjeçari i zhgënjyer: Do emigroj sërish
Kryesore

La ëndrrën për futbollin që të ndërtojë të ardhmen në Theth, 23-vjeçari i zhgënjyer: Do emigroj sërish

12/07/2025
Blegtoria në rënie të lirë/ Shqipëria importoi nga jashtë 300 mln euro bulmet dhe 383 mln euro mish
Kryesore

Blegtoria në rënie të lirë/ Shqipëria importoi nga jashtë 300 mln euro bulmet dhe 383 mln euro mish

12/07/2025
Vajzën nga Përmeti e pickon gjarpri, pas mjekimit fillestar në Gjirokastër shkon te Trauma në Tiranë
Kryesore

Vajzën nga Përmeti e pickon gjarpri, pas mjekimit fillestar në Gjirokastër shkon te Trauma në Tiranë

12/07/2025
romeo nazifi
Kryesore

Çmendet shqiptari në Greqi/ Tenton të rrëmbejë vajzën 4-vjeçare nga krahët e nënës

12/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Debat në studio/ Deklarata e Gerta Gixharit: Kampingu është për fakirët

Debat në studio/ Deklarata e Gerta Gixharit: Kampingu është për fakirët

13/07/2025
Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha: Distanca i ftohu raportet

Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha: Distanca i ftohu raportet

13/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al