• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

I tradhtuar nga Interi, Ronaldo: Ja pse kalova te Milani

01/08/2020
I tradhtuar nga Interi, Ronaldo: Ja pse kalova te Milani

Luis Nazario de Lima, Ronaldo, tregon të kaluarën e tij. “Fenomeni”, i cili zbarkoi në Itali më shumë se 20 vite më parë, foli për “Gazzetta dello Sport”.
“KO” në “Olimpico” – “Shumë njerëz në këto vite më kanë thënë: Heshtjen e asaj mbrëmjeje në “Olimpico”, kur ulërija me gjurin në dorë, nuk do ta harroj kurrë”. Nuk e mbaj mend atë heshtje, por dhimbjen, po. Dhe gjithashtu mendimet për pasojat: A do të kthehem? Si do të kthehem? Por, pasi frika mbaroi, gjeta në vete një vullnet që nuk mendoja se mund ta kisha”.
5 maji – “Përveç aksidenti fati, 5 maji ishte edhe një faj. Kur ju e keni fatin në dorë, nuk duhet ta lini t’ju ikë. Nuk ndodhi kështu me ne atë ditë dhe kurrë e nuk e kuptuam pse. Për këtë unë edhe kam qaë. Sigurisht, sepse ishte dhurata minimale që duhej t’u jepnim tifozëve tanë. Unë duhej ta bëja për aq sa më kishin dashur, edhe kur isha i dëmtuar. Në Romë nuk e dija se çfarë do të ndodhte, vetëm atë që do t’i thoja Morattit”.
“Ose unë, ose Cuper” – “Nuk kishte asnjë marrëdhënie mes nesh. Unë e thashë këtë shprehje dhjetëra herë, gjithashtu edhe para presidentit. Nuk kishte vend për asnjë kompromis të mundshëm. Prandaj, kur unë dhe Moratti folëm përsëri për atë konflikt, ca kohë pas lamtumirës sime, e falëm njëri-tjetrin. Në atë moment, ndoshta asnjëri prej nesh nuk mund të kishte bërë asgjë tjetër”.
Flokët në Kupën e Botës – “Gjysmëhëna në kokë në Japoni dhe Kore? Flokët e mi u bënë të famshëm”.
Galaktikët – “Më duket e çuditshme që kurrë nuk kam fituar një Ligë të Kampionëve. Dhe nëse them se nuk më mungon ky trofe, unë ju gënjej. Sidoqoftë, Liga e Kampionëve është me të vërtetë çështje momentesh. Gjithmonë mendoja për të te Reali, sot nuk mund të them pse nuk e fitova dot. E kam pyetur veten shumë here përse nuk ia dola. Mbase kur luajta në këtë kompeticion nuk isha në formën time vendimtare, e kundërta e asaj që më ndodhi më 2002 në Kore dhe Japoni. Megjithatë, kam kujtime të veçanta nga Champions-i. Nuk e harroj “Old Trafford”, tifozët të tërë në këmbë për të më duartrokitur, pas tre golave ​​ndaj Manchester United. Ky ishte një nga emocionet që më bëri të mendoja se ia vlente ta bëja atë punë”.
Capello – “Kemi folur shumë për marrëdhënien tonë te Reali. Fraza e tij e vetme, që unë dua të mbaj në kujtesë prej tij, është: Ronaldo është më i forti që kam stërvitur ndonjëherë. Çdo gjë tjetër mund të jetë e vërtetë, por është sekondare”.
Milani – “Duket e përshtatshme ta them tani, më vonë, por është vetëm dhe vetëm e vërteta: Doja të kthehesha tek Interi. Me shumë dëshirë. Kam bërë gjithçka për t’u rikthyer tek Interi. Kam pritur aq gjatë sa ishte e mundur për t’i dhënë Interit kohën e duhur të më thoshte po ose jo. Kur nuk ka po dhe as jo, do të thotë që nuk të duan. Për Milani më bëri ofertë dhe në atë moment, më shumë se një tradhtar, u ndjeva pak i mashtruar për refuzimin e Interit. Ishte një zgjedhje jopopullore, por në jetën time kurrë nuk kam pasur frikë ta bëj atë. Dhe sot nuk ka kuptim që ta pyes veten nëse do ta bëja përsëri. Në atë moment ndjeva se ishte gjëja e duhur për t’u bërë: as e drejtë dhe as e gabuar. E kisha Milanin në kokën time dhe kishte një arsye. Berlusconi dhe veçanërisht Galliani më donin shumë. Marrëdhënia me ta është një kujtim, që më bën të buzëqesh edhe sot. Lidhja është ndërprerë, por vlerësimi ka mbetur”.

Related Posts

VIDEO/ 4 gola në pjesën e parë, Egnatia e pëson keq në Islandë, Breidablik shumë e fortë
Sport

VIDEO/ 4 gola në pjesën e parë, Egnatia e pëson keq në Islandë, Breidablik shumë e fortë

15/07/2025
Mendimet e ekspertëve rusë/ A janë shumë 3 milionë për Mirlind Dakun?
Sport

Mendimet e ekspertëve rusë/ A janë shumë 3 milionë për Mirlind Dakun?

15/07/2025
E ardhmja e Calhanoglu, Presidenti i Interit shuan dilemat
Sport

E ardhmja e Calhanoglu, Presidenti i Interit shuan dilemat

15/07/2025
Teuta lë Durrësin për fazën përgatitore, tregon axhendën e ndeshjeve miqësore
Sport

Teuta lë Durrësin për fazën përgatitore, tregon axhendën e ndeshjeve miqësore

15/07/2025
Teuta lë Durrësin për fazën përgatitore, tregon axhendën e ndeshjeve miqësore
Sport

Teuta lë Durrësin për fazën përgatitore, tregon axhendën e ndeshjeve miqësore

15/07/2025
Kontratë deri në vitin 2035, Bilbao “blindon” Nico Williams
Sport

Kontratë deri në vitin 2035, Bilbao “blindon” Nico Williams

15/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

E rëndë në Dhërmi/ I riu humb jetën duke luajtur volejboll

E rëndë në Dhërmi/ I riu humb jetën duke luajtur volejboll

15/07/2025
Trafikonte 7 emigrantë nga Bangladeshi, shoferi arrestohet në Memaliaj (VIDEO)

Trafikonte 7 emigrantë nga Bangladeshi, shoferi arrestohet në Memaliaj (VIDEO)

15/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al