Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në Drejtorine e Policise Gjirokastër, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, organizuan punën dhe në qytetin e Tiranës bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit e shpallur në kërkim H. D., 53 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër e ka dënuar me tre vjet burgim, për veprën penale “Mashtrim”. Ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit i ka marrë shumën 4.500.000 lekë dhe nuk ia ka kthyer më shtetasit D. B.