Babis Anagnostopoulos, piloti i cili vrau bashkëshorten, Caroline Crouchs, vendosi t’ia transferonte të gjithë pasurinë vajzës së tij të vogël, Lidias.
Sipas mediave greke, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen brutale të Caroline që tronditi Greqinë ka urdhëruar që të gjitha pasuritë e tij t’i kalojnë vogëlushes Lydia. Vendimi është marrë pak ditë më parë dhe tashmë po zhvillohen procedurat për t’i kaluar gjithçka fëmijës.
Vendimi i Babis Anagnostopoulos vjen në një kohë kur prindërit e vajzës së ndjerë po mendojnë seriozisht ndryshimin e mbiemrit të vogëlushes Lydia.
Babai i Caroline kishte deklaruar në një intervistë se do të bëjë gjithçka që mundet që Babis Anagnostopoulos të mos e shohë sërish Lidian e vogël.