3 vjet më parë pikërisht në 13 korrik të vitit 2018 Çajup Selimi u transportua drejt spitalit të Gjirokastrës pasi ishte qëlluar me thika dhe leva në qendër të Tepelenës të cilët ai i pati denoncuar në atë kohë si persona që e kërcënonin vazhdimisht. Ai pretendoi në atë kohë se kishte marrë edhe katër denoncime të tjera.
“Më goditën me leva dhe më kërcënuan me thika. Është e katërta herë që më kërcënojnë me jetë dhe kanë mbrojtjen e shtetit. I ndihmon dhe mbron ish shefi i komisariatit”, deklaronte Selimi në një prononcim për Top Channel.
Për këtë ngjarje të rëndë deri tani ka vetëm një të ndaluar si të dyshuar ndërsa policia dhe forcat speciale kanë rrethuar të gjithë zonën dhe janë në kërkim të personave pjesëmarrës në këtë ngjarje. Në videon më poshtë shihni dëshminë e plotë të Selimit tre vite më parë. /TCH