“Gabimet jane per njerezit cdo kush gabon nuk eshte perfekt”.
Keshtu ka reaguar sot ne rrjetet sociale deputetja Majlinda Halilaj, e cila zevendesoi kreun e PD Lulzim Basha ne Parlament, dhe nje dite me pare ne seance plenare u përpoq të denonconte “Korporatën e Investimeve”, një nismë që Partia Demokratike e ka denoncuar si aferë korruptive.
Por pavarësisht se e kishte të shkruar materialin, nuk arrinte të shqiptonte fjalët siç duhet veçanërisht fjalën “Korporatë”, të cilën ajo e thotë në vijimësi “Koporatë”.
Por, kjo nuk është fjala e vetme që deputetja nuk arriti të shqiptojë.
E per kete situate, qe beri te shkruajne edhe mediat, ajo ka reaguar ne FB dhe shkruan:
“Per cdo gabim ka nje arsye, nuk gjykohet njeri nga gabimet por nga mendimet qe ka. sot per arsye shendetesore te problemit me syrin nuk isha e qarte per qytetaret”.