Policia e Gjirokastër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë vënë në pranga një 29-vjeçar, pasi i është gjetur kokainë në makinë si dhe një shumë parash. Mësohet se në pranga ka rënë Mikeljano Kalemaj.
Njoftimi policise
Në sajë operacionit policor të koduar “Doses”, u vu në pranga shtetasi Mikeljano Kalemaj., 29 vjeç, banues në Tepelenë.
Pas kontrollit në automjetin e këtij të fundit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shpërndarje, si dhe një shumë parash prej 38 000 lekësh të rinj, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.