Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin M. D., 28 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.