• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“I dashur gjoksi im, për 4 dekada të kam urryer por sot të dashuroj” – Letër nga Dalina Buzi

24/11/2022
“I dashur gjoksi im, për 4 dekada të kam urryer por sot të dashuroj” – Letër nga Dalina Buzi

Skenaristja dhe producentja, Dalina Buzi, ka shkruar një letër të pazakontë, kushtuar gjoksit të saj.

Moderatorja e emisionit “Goca dhe gra”, tregoi se nuk është prekur aspak nga komentet pas paraqitjes së saj në “Dancing With the Stars”, por përkundrazi këto komente e kanë nxitur të shkruante këtë letër kaq domethënëse e të veçantë.

Letra e plotë e Dalinës

I dashur gjoksi im! Të kam urryer që ditën e parë që u ndërgjegjësova për praninë tënde. Kam qenë në klasë të katërt në plazh në Pogradec dhe mbaj mend asnjë nga shoqet e mia nuk mbante reçipeta përveç meje. Të urreva sepse më bëre grua para kohe. Të urreva se i dhe çunave material për shaka e ngacmime dhe mamit tim arsye për të më mbërthyer deri në grykë e për të më përsëritur çdo ditë të njëjtën frazë: Kujdes se të doli!

Të urreva për reçipetat e shëmtuara bezhë të komunizmit që mezi i mbërtheja. Të urreva dhe për reçipetat e bukura që s’rrinin kurrë tek ty si tek gocat e Victoria’s Secret. Të urreva sepse asnjë vrap apo hedhje e imja në fiskulturë nuk kalonte pa u përmendur. Të urreja sepse më dukej sikur asnjë çun s’më shihte në sy edhe kur më shihnin. Por e di për ça të urreva më shumë o gjoks? Që u bëre kaq faktor tek mua, aq sa më përcaktohej se kush isha për çdo milimetër shfaqje tënden në publik.

Një kopsë e hapur më shumë dhe isha e përdalë e kërkoja të joshja. Një pulovë e trashë sipër dhe isha e shëndoshë dhe e padëshiruar. Ti rriteshe dhe unë të shtypja poshtë reçipetave sportive sepse nuk e honepsja dot praninë tënde. Ankesat e shoqeve të mia për gjokset e tyre nr 1 apo 2 më dukeshin llastime.

Sa herë thoja me shaka që nëse do të mundja do ta prisja një copë me gërshërë dhe do t’ua jepja. Do e bëja vërtetë nëse do gjeja ato lloj gërshërësh magjike. Kur humba qumështin, 40 ditë pas lindjes së vajzës së madhe, aty doja të të zhdukja njëherë e përgjithnjë. Çfarë funksioni kishte ti tek unë si grua kur as nënë s’më bëje dot? Kur mami u sëmur nga kanceri në gji fillova të të shihja si armik në jetën time.

Një personazh negativ, një e keqe e panevojshme. Kur s’më bën të ndihem seksi, kur s’më bën të ndihem nënë, kur rrezikon jetën e njerëzve të mi të shtrenjtë për çfarë dreqin ekziston? Kur pastaj ti re, u zvogëlove dhe u rrudhe pas humbjes së kileve të tepërta në lindjen e dytë, u bëre një e keqe e shëmtuar dhe e padurueshme.

Por nuk të zhdukja dot ndaj vendosa të të zbukuroj me kirurgji plastike. Ti nuk u zbukurove kurrë. Proteza krijoi infeksion dhe unë u futa 3 herë nën thikë për ty derisa më në fund, ekzaktësisht 1 vit më parë në 2021 të riktheva aty ku të lashë dikur, në gjimnaz kur sa kisha nisur të të urreja me shpirt, të ktheva te ajo formë natyrale pa dhjamin e kileve të tepërta, pa thikat e operacioneve, pa shtrëngimet e lidhjet për të të fshehur.

Të takova për herë të parë në nëntor 2021 pas operacionit dhe u dashurova me ty. Dhe qava! Qava se më erdhi keq kur ti paske qenë kështu pse unë të kam urryer kaq shumë. I dashur gjoksi im, në moshën time 44-vjeçare ti u bëre faktor sërish. Ata dhjetëra që komentuan ekspozimin tënd në rripat e fustanit tim të zi të premten e “Dancing With the Stars” më thanë të alarmuar se unë nuk kam nevojë të të bëj ty faktor për të fituar vëmendje.

Sepse mua më mjafton veç truri. I shtrenjti gjoksi im, askush nuk e di përveç ti dhe unë që për herë të parë në jetën tonë të përbashkët, ti veç faktor nuk bëhesh dot më, as për mua dhe as për të tjerët. Ti nuk më përcakton të jem asgjë sepse ti je pjesë e një gjëje shumë më të madhe që përfshin shpirtin, trupin dhe mendjen time. Ti nuk ekspozohesh sepse unë kam nevojë për ty, por sepse tani pas 4 dekadash urrejtje të vazhdueshme unë të dashuroj, je i imi. Të dua!

Related Posts

“Lekë të vjedhura nga paratë publike”, Eva Murati “shpërthen” pas dasmës së djalit të Jozefina Topallit
Paparazzi

“Lekë të vjedhura nga paratë publike”, Eva Murati “shpërthen” pas dasmës së djalit të Jozefina Topallit

16/09/2025
Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur dhe i vuri flakën shtëpisë, qeni hero i shpëton jetën fëmijës
Pikante

Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur dhe i vuri flakën shtëpisë, qeni hero i shpëton jetën fëmijës

13/09/2025
Çudira shqiptare/ Shkolla mbyllet, fëmijët mësojnë në një lokal të marrë me qira (VIDEO)
Lajme

Çudira shqiptare/ Shkolla mbyllet, fëmijët mësojnë në një lokal të marrë me qira (VIDEO)

10/09/2025
Prostituta që u bë deputete: S’më vjen turp, më duheshin para për të paguar faturat (FOTO)
Pikante

Prostituta që u bë deputete: S’më vjen turp, më duheshin para për të paguar faturat (FOTO)

08/09/2025
Moderatorja shqiptare: Kështu do përfundoni ju që mbani grua dhe dashnore
Paparazzi

Moderatorja shqiptare: Kështu do përfundoni ju që mbani grua dhe dashnore

08/09/2025
Turpi ynë shtetëror… Polakët përdhosën Skënderbeun, shqiptarët burgosin shqiptarët
Blog

Turpi ynë shtetëror… Polakët përdhosën Skënderbeun, shqiptarët burgosin shqiptarët

30/08/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Arrestohet prifti grek, nën akuzë për zjarrvënie të qëllimshme

18/09/2025
Kaluan makinat me defekt në kolaudim, nën hetim 7 zyrtarë

Kaluan makinat me defekt në kolaudim, nën hetim 7 zyrtarë

18/09/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al