Humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit duket se e ka përjetuar më keq nga të gjithë Grida Duma, e cila kandidonte në Kavajë. Në rrjet është bërë virale një foto që tregon sytë e përlotur të Dumës teksa Lulzim Basha mbajti fjalën e parë për zgjedhjet pasi ishte qartësisht i dukshëm rezultati i humbjes së tij të katërt radhazi. Nëse sheh me vëmendje edhe videon, Duma vjen me vonesë mes të rinjve që qëndronin prapa Bashës. Lehtësisht në sytë e saj duket trishtimi dhe përlotja për humbjen e zgjedhjeve. ©argjiroja.net