Humbja e madhe e vëllait të saj, Elton Maçolli, mesa duket ia ka bërë të pamundur që të shkruajë më shumë se dy rreshta për njeriun e saj të shtrenjtë, e megjithatë një mesazh të ndjerë nuk ia ka kursyer, edhe pse ai nuk mund ta shohë.
“Më thërmove zemrën në 1000 pjesë o Tonçe. Thonë që zoti zgjedh më të mirët, por a nuk kishte marrë mjaftueshëm tek unë”, shkruan Blerina Gjylameti.
Ai humbi jetën në një aksident pasditen e djeshme në tunelin e aksit Tiranë-Elbasan, pasi makina me të cilën udhëtonte u përfshi nga flakët pas përplasjes me një kamion. Shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar i makinës tip ‘Seat’ ku udhëtonte vëllai i deputetes dhe për pasojë Maçolli është përplasur me kamionin.