Një 40 vjeçar nga Shqipëria u gjet i vdekur buzë rrugës në Skepasto, Kalavrita të Greqisë. Policia po heton shkaqet e rrethanave në të cilën humbi kontrollin e motorit të tij duke ndërruar jetë dje në mëngjes, shkruajnë mediat greke. Mësohet se 40 vjeçari ishte i martuar dhe kishte një djalë të vogël. Ai ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda dhe ishte gjetur nga fshatarët në atë zonë. Oficerët e policisë të njoftuan të afërmit e tij dhe gruan e tij, e cila është në një gjendje shoku. Deri më tani nuk është zbuluar se si ai humbi jetën në asfalt. Drejtuesit e departamentit të Kalavrita po hetojnë të gjitha mundësitë e mundshme. Komuniteti lokal është i tronditur. Të njohurit dhe miqtë e tij nuk mund ta besojnë mënyrën në të cilën ai humbi jetën kaq shpejt dhe kaq padrejtësisht.