Personi që shihni në foton e mëposhtme është 40-vjeçari shqiptar Viron Karabollaj. Ai goditi për vdekje me thikë ish-gruan Vera Myrta, 37 vjeçe bashkë me partnerin e saj Flonino Mërkuri, 23 vjeç në banesën ku jetonin në Itali.
Pasi kreu krimin e dyfishtë, ai më pas vrau edhe veten duke e bërë ngjarjen edhe më tronditëse. Në mbrëmjet e vona të së dielës, ai hyri në banesën ku jetonte çifti shqiptar për t’i vrarë.
Sapo mbërritën në vendngjarje, hetuesit gjetën një armë zjarri dhe një thikë. Dy bashkëjetuesit ishin vrarë me thikë, raportojnë mediat italiane. Prej disa vitesh, Vera ishte zhvendosur në Spinea ku jetonte me bashkëshortin, por historisë së tyre i erdhi fundi rreth 2 vite më parë.
Pas kësaj, nisi një romancë me bashkatdhetarin Flonino Mërkuri, por dyshohet se xhelozia e 40-vjeçarit ka shkaktuar krimin. Ndërkohë po vijojnë hetimet.