• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Horror në Athinë ndaj familjes shqiptare/ I afërmi: Burrit ia hapën kokën, autorët shqiptarë

05/02/2017
Horror në Athinë ndaj familjes shqiptare/ I afërmi: Burrit ia hapën kokën, autorët shqiptarë

Rreth orës 2 të natës së datës 4 shkurt, një familje shqiptare u sulmua rëndë në një nga lagjet e Athinës. Një i afërm i familjarëve ka bërë me dije për JOQ.al se masakruesit që mësynë për të vjedhur dhe përfunduan duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë, janë shqiptarë.

Ai bën me dije se gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të fëmijëve të çiftit Halitaj dhe se kanë qenë pikërisht këta të fundit që janë shprehur se kanë dëgjuar autorët të flasin shqip. “Në shtëpinë e një të afërmit tim në Greqi u futën për të gjetur lekë dhe mbasi vodhën, i vranë gruan ndërsa të afërmit im i gjuajtën në kokë me pistoletë. Ai është ende gjallë por pritet të vdesë o sot o nesër. E gjithë kjo masakër u bë në prezencën e dy fëmijëve. Fëmijët thonë se folën shqip dhe se janë shqiptarë kafshët që bënë masakrën. Autoritet akoma s’i kanë kapur”, – shkruan i afërmi.

Duke folur për gjendjen e rëndë shëndetësore të kryefamiljarit, Z.Halitaj, ai shprehet se “i është hapur koka më dysh dhe vetëm zemra i punon me aparate. Mjekët thonë se pritet të vdesë o sot o nesër”. Djali 27­ vjeçar i kësaj familje, i cili sikurse edhe vajza 17 ­vjeçare kanë parë çdo skenë makabre që të pashpirtët kanë kryer mbi nënën dhe babanë e tyre, është me probleme mendore, ndaj është e vështirë që prej tij të mund të mësohet diçka më shumë mbi autorët. Djali 27-vjeçar është me të meta mendore dhe tani e kanë shtruar në spital psikiatrik. S’jep dot asnjë informacion për vrasësit edhe pse pa çdo gjë”, – tha për JOQ.al familjari, duke shtuar se vajza e mitur ndodhet në gjendje shumë të rënduar psikologjike.

Mëngjesin e djeshëm, autorët kanë qëlluar me armë në kokë gruan 50 ­vjeçare dhe burrin e saj, 53 vjeç. Veç kësaj, ata kanë plagosur me mjete prerëse në fytyrë djalin e tyre 27­vjeç, gjë e cila ka ndodhur e gjitha në sy të vajzës 17­vjeçare. Gruaja ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa siç raporton familjari, gjendja e burrit është kritike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025
Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon
Argjiro +

Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon

25/12/2024

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

11/05/2025
KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al