Dashi – Për shkak të nervozizmit tuaj mund të lindin konflikte dhe mosmarrëveshje të shumta sot me partnerin. Nuk do toleroni në asnjë pikë dhe kjo do e përkeqësojë situatën. Beqarët duhet të presin edhe pak kohë për personin ideal. Dita e sotme nuk është e duhura. Financat do jenë pika juaj më e dobët. Nuk do arrini dot t’i mbani ato të stabilizuar sepse do shpenzoni pa masë.
Demi – Mos u tregoni shumë dominues sot në jetën tuaj në çift sepse kjo mund të nxitë debate me partnerin. Të dy jeni të barabartë dhe keni të drejtë të shpreheni ashtu si mendoni. Beqarët duhet të bëjnë me tepër durim nëse duan të gjejnë një person më të vërtetë interesant. Financat do marrin drejtimin e duhur. Po vazhduat kështu shumë shpejt do keni përmirësime të mëdha.
Binjakët – Kokëfortësia juaj në jetën në çift mund të sjellë probleme serioze me atë që keni në krah. Toleranca është një virtyt shumë i vlerësuar, kështu që mundohuni edhe ju të tregoheni të tillë. Beqarët do njihen më shumë persona. Shikojeni më kujdes secilin sepse ndërmjet tyre fshihet gjysma juaj. Falë ndihmës së Neptunit situata financiar do filloje të përmirësohet.
Gaforrja – Venusi do influencojë së tepërmi sot në jetën tuaj në çift. Do kaloni momente të këndshme me partnerin, por njëkohësisht do gjeni edhe kohë për familjen dhe miqtë. Beqarët do nisin aventura afatshkurtra, ndërsa dashuria e madhe do dhe pak kohë të mbërrijë. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme. Situata e vështirë do të marrë fund.
Luani – Pas disa ditëve jo shumë të përshtatshme për jetën në çift sot do arrini të vendosni komunikimin me partnerin. Do i kushtoni më shumë kohë atij dhe do ndiheni më mirë. Beqarët do jenë tërheqës dhe magnetike. Do arrini të bëni për vete cilindo që do iu pëlqejë. Mjedisi planetar do i influencoje pozitivisht financat. Ju do jeni më të qartë për ato që duhet të bëni.
Virgjëresha – Marrëdhënia juaj me partnerin do fillojë të bëhet më serioze gjatë kësaj dite. Do mendoni për një të ardhme së bashku dhe kjo do iu mbushë me optimizëm. Edhe beqarët do jenë të favorizuar në dashuri. Një person interesant do iu bëjë propozimin më të bukur që mund të kishit menduar. Financat do jenë të mira. Bëni shpenzimet që kishit menduar.
Peshorja – Disa planetë do e mbrojnë jetën tuaj në çift nga çdo rrezik i jashtëm, por disa të tjerë do mundohen t’ua prishin harmoninë. Tregohuni shumë të kujdesshëm dhe mos u nxitoni për asgjë. Beqarët duhet ta lënë veten të lirë edhe sikur t’iu jepet mundësia për takime. Gjithçka do ndodhë ashtu si është planifikuar. Në planin financiar tregohuni vigjilente dhe mos shpenzoni kuturu.
Akrepi – Sot do bëni çmos që ta mbani të ndezur pasionin në çift. Do e përkëdhelni partnerin pa pushim dhe do tregoheni të gatshëm t’ia plotësoni çdo dëshirë. Lum ai që iu ka në krah. Beqarët edhe pse kanë kohë që kërkojnë dashurinë nuk do e gjejnë as sot. Nëse shpenzoni pa masë, situata financiare do ketë tronditje të mëdha. Shmangni momentet kritike që mund t’iu kushtojnë shtrenjtë.
Shigjetari – Pas një periudhe me debate dhe tension në jetën në çift, sot do qeni qetësinë e shumëkërkuar. Është Venusi ai që do iu japë mundësinë të sqaroni çdo mosmarrëveshje. Beqarët do jenë më të privilegjuarit në dashuri. Jo vetëm që do kenë takime, por mund të ndodhin edhe dashuri me shikim të parë. Ekuilibri financiar do mbetet i qëndrueshëm, mos u shqetësoni aspak.
Bricjapi – Nëse doni që gjërat të shkojnë mirë me partnerin, duhet t’i shprehni më shumë ndjenjat sot. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje mund ta përmirësojnë situatën po shtuan dozat e komunikimit. Beqarët do jenë seksualë dhe do e bëjnë shumë shpejt për vete personin që kanë pëlqyer prej kohësh. Situata financiare do fillojë të përmirësohet dalëngadalë.
Ujori – Beni kujdes sot ju që jeni në çift. Mos kërkoni gjatë gjithë kohës të jeni të pavarur dhe të bëni gjithçka që mendoni. Pyeteni partnerin para se te hidhni ndonjë hap nëse nuk doni të keni debate më vonë. Jupiteri do jetë planeti që do i ndihmojë beqarët në jetën sentimentale. Priten të reja interesante. Në planin financiar do tregoheni kokëfortë dhe do shpenzoni pa limit. Problemet do vijnë shpejt.
Peshqit – Jeta në çift do jetë e qetë dhe pa asgjë të veçantë gjatë kësaj dite. Do ndiheni mirë pranë partnerit dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen më të vogël. Beqarët do jenë më me fat dhe do përjetojnë emocione të forta. Personi që keni ëndërruar prej kohësh do bëhet pjesë e jetës suaj. Në planin financiar duhet të bëni shumë kujdes. Mbrohuni edhe nga hajdutët që do jenë të shumtë.