Në Ditën e Zisë Kombëtare të shpallur në Shqipëri për tragjedinë që ndodhi në Greqi me 57 jetë të humbura, u zhvilluan homazhe edhe në Sarandë. Zyrtarët lokalë dhe qytetarë ndezën qirinj gjatë mbrëmjes në kujtim të viktimave nga përplasja e dy trenave. Mes jetëve të humbura ishin edhe 6 të rinj shqiptarë. Kudo në Shqipëri në institucionet tona publike dhe selitë diplomatike nëpër botë flamuri ynë kombëtar ishte ulur në gjysëm shtizë. ©argjirolajm.net