Babai i 15-vjeçares së abuzuar nga roja i shkollës dhe 3 persona të tjerë, ka folur për herë të parë pas publikimit të ngjarjes, në një intervistë për Klan Plus. Ai ka rrëfyer se abuzimin e vajzës e kishte marrë vesh nga fqinjët, por kishte pasur dyshime se Doku i ngacmonte të bijën.
Intervista më poshtë:
Kur ka nisur abuzimi i vajzës tuaj?
Që në klasë të 6, ka qenë në fillore, më pas në vit të parë gjimnaz. I thoja nuses së tij, o zonje ruaje burrin se më ngacmon (vajzën). Jo po vajza është e vogël… I thoja dhe djalit të vet, babai i jot i fërshëllen bilbila, karamele… Jo më thoshte…
Kur ju ka treguar vajza?
Ma tha nusja. Erdhën videot… para nja 6 muajsh. E kisha 100 përqind që ka kryer marrëdhënie sepse janë të gjitha të dokumentuara… në telefon. I tha pastaj fshiji se do më vrasë babai. I thashë që kam marrë vesh që ke shkuar me atë plakun. Jo babi më tha. Kam marrë vesh i thashë, më ka thënë dynjaja, ky komshiu këtu…
Pra ju e keni marrë vesh nga fqinjët?
6 muaj. Është e vërtetë, e pyeta? Nuk më tregonte, kishte frikë. I thashë nuses zbërtheje gocën, sepse kështu-kështu kam dëgjuar. Ia kishte treguar videon një komshiu aty të kafja. Duke bërë gangsterin, sepse prapa për të më ulur mua si prind, ia çonte videot shoqërisë, gjithë babrronjësve. Si e si për të më ulur mua, apo për të treguar veten si gangster…nuk e di.
A besoni se drejtësia do të bëjë gjënë e duhur?
Nuk e di… do t’ia le drejtësisë. Mua më ka ikur truri, zari… po nuk mori vendim qeveria unë, e di po qe i martuar apo e ke vajzë vetë, ose motër.