• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Histori njerëzore/ Fermeri shndërron kodrat e Libofshës në plantacione me ullishte dhe dru frutorë (VIDEO)

06/12/2020
Histori njerëzore/ Fermeri shndërron kodrat e Libofshës në plantacione me ullishte dhe dru frutorë (VIDEO)

Hapësirat e mëdha fushore, në zemër të Myzeqesë nuk mjaftojnë për fermerët e palodhur të Libofshës të cilët tani po kthejnë edhe kodrat në plantacione me të mbjella. Një investim por edhe një amanet i çuar në vend për familjen Çuni në fshatin Vanaj.

Me profesion teknik ndërtimi 61-vjeçari ka punuar në qytete të ndryshme të vendit deri sa hapi një punishte mobiliesh. Nga ana tjetër bujqësinë nuk e braktisi duke kultivuar drithëra dhe foragjere.

“Fillimi i punës time ka qenë mobileria, duke punuar, duke marrë të ardhura, pa u larguar nga zona ku jetoj’, thotë Josifi.

Por nëse mbjellja e fushës është zakon i myzeqarëve, kultivimi i ullinjve nëpër kodra përveçse punë kërkon edhe shumë guxim. Është mundi i një jetë të tërë dhe trashëgimia e një brezi. “Jemi të kompletuar te toka e gjyshit”, thotë ai.

15 ha me ullinj dhe pemë frutore mbinë aty ku për dekada sundonte bimësia e egër. E pamundur për tu përshkuar edhe me këmbë tani kjo zonë ka rrugë të gjera dhe sisteme kullimi.

Ky plantacion është vetëm një nga ambiciet që Josif Çuni ka realizuar gjatë jetës së tij. Me profesion teknik ndërtimi, 61 vjeçari ka ndërtuar vetë edhe shtëpinë e ëndrrave. Porta që kujton shtëpitë e vjetra myzeqare, dritaret njëra pas tjetrës dhe çdo detaj janë ideuar nga vetë ai.

Mes dy profesioneve dhe një pasioni, Josif Çuni njihet edhe për triumfet në sportin e gjuetisë. “Nuk e kam gjuetinë që të vras dhe të masakron, e quaj si sport”, tregon ai.

Libofsha shtrihet në një territor që konsiderohet zemra e Myzeqesë çka ka orientuar fermerët të mbjellin kryesisht drithëra dhe perime. Ullinjtë dhe drurët frutorë janë të rrallë për zonën duke qenë se kultivimi i tyre kërkon terren të kodrinor ndërsa ky i fundit është i vështirë për tu punuar./ Abc

Related Posts

Pamje të frikshme, shihni si është çarë rruga Përmet–Çarçovë (FOTO)
Kryesore

Pamje të frikshme, shihni si është çarë rruga Përmet–Çarçovë (FOTO)

08/01/2026
Bllokohet rruga Përmet–Çarçovë
Kryesore

Bllokohet rruga Përmet–Çarçovë

08/01/2026
Vjosa del nga shtrati, uji vërshon në autostradën Vlorë-Levan
Kryesore

Vjosa del nga shtrati, uji vërshon në autostradën Vlorë-Levan

08/01/2026
Drejtori i Policisë Rrugore ka një thirrje për shoferët
Kryesore

Drejtori i Policisë Rrugore ka një thirrje për shoferët

08/01/2026
E Ngarkuara me Punë e SHBA “zbarkon” në SPAK, takim me  Klodjan Brahon dhe kreun e BKH
Kryesore

E Ngarkuara me Punë e SHBA “zbarkon” në SPAK, takim me Klodjan Brahon dhe kreun e BKH

08/01/2026
Jepet alarmi për përmbytje, bashkia u kërkon banorëve të evakuohen
Kryesore

Përmbytjet, shënohet viktima e parë në Shqipëri

08/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Çfarë ka ndodhur mes tyre? “A të kam mungu”, Kushtrimi pyet Xhenetën

Çfarë ka ndodhur mes tyre? “A të kam mungu”, Kushtrimi pyet Xhenetën

09/01/2026
Miley Cyrus flet hapur për rikthimin në aktrim: Jam gati për një rol të ri

Miley Cyrus flet hapur për rikthimin në aktrim: Jam gati për një rol të ri

08/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al