• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Histori e pazakontë shqiptare: Ngel shtatzënë në burg, sëmuret rëndë dhe i marrin fëmijën, të ndara për 43 vite…

12/09/2022
Histori e pazakontë shqiptare: Ngel shtatzënë në burg, sëmuret rëndë dhe i marrin fëmijën, të ndara për 43 vite…

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty”, tek E Diela Shqiptare është bërë Suela Cllini e cila ka treguar se është e birësuar dhe tani kërkon që të zbulojë për origjinën dhe prindërit e saj biologjikë. Moderatori Ardit Gjebrea së bashku me stafin e tij pas disa kërkimeve, ka gjetur familjen biologjike të Suelës.

Ai ka treguar karvanin e vuajtjeve që nëna e babi i saj biologjik kanë kaluar, ku si pasojë e këtyre vuajtjeve, Suela ka përfunduar në shtëpinë e fëmijës.

“Nga ajo që ne kemi arritur të zbulojmë ti ke ardhur në jetë nga një marrëdhënie e rregullt martesore. Nëna jote quhet Ilira. Në vitin 1975 babai juaj arrestohet dhe dënohet me 8 vite heqje lirie në burgun e Burrelit. Në atë kohë prindërit e tu të cilët jetonin në Tiranë kishin dy fëmijë dhe prisnin një të tretë. Ndaj nënës tënde u mor vendimi i internimit në një fshat të Tiranës, por meqenëse ishte shtatzënë, ekzekutimi i vendimit u shty për më vonë.

Nëna jote lindi një vajzë e cila ndërroi jetë pas një viti. Nëna mundohet që të mbijetonte duke punuar për të rritur dy fëmijët e tjerë dhe herë pas here shkonte takonte bashkëshortin në burg, pra nuk e la. Në një nga këto takimet speciale, ngelet shtatzënë sërish. Në lagjen ku jetonte, filluan ta shikonin me një sy tjetër sepse e dinin që herët a vonë do të përfundonte përsëri në internim. Dikush në atë kohë inskenoi një sherr me nënën tënde dhe e denoncoi në polici gjoja sikur nëna jote e kishte kërcënuar dhe mamanë e ndaluan dhe e çuan në burgun e Elbasanit.

Shtatzëninë e kaloi në burg dhe në ditët kur do të të lindte ty, ishte shumë e sëmurë sa i rrezikohej dhe jeta. Në mëngjesin e ditës 24 Maj 1979 në maternitetin e Elbasanit lindi vajzën që e quajti Suela Dako. Për një javë nëna jote të ka ushqyer me gji derisa për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore e dërguan në Sanatoriumin e Tiranës, ku ndenji 6 muaj.

Pas spitalit nuk mbaruan vuajtjet e saj. Për 5 vite ajo duhet të punonte si e internuar. Një fëmijë ia mbante e ëma, një tjetër vjehrra, një vajzë i kishte ndërruar jetë dhe ti që mbete në maternitet, më pas përfundove në shtëpinë e fëmijës. Që nga dita që të la në maternitet, ajo nuk të pa më kurrë. Mbaroi internimi, nëna jote u bashkua me fëmijët edhe me babin tënd që u lirua me amnisti dhe jetuan në Krastë të Martaneshit.

Lindën dhe dy fëmijë të tjerë. Pas ndryshimit të sistemit, nëna jote u largua familjarisht drejt Greqisë ku vazhdon të jetojë edhe sot”, ka rrëfyer Ardit Gjebrea.

Nëna: Mos qaj jeta e nënë, babai dhe vëllai kanë vdekur…

Suela e cila nuk i njihte prindërit e saj biologjikë, ka arritur të flasë me nënën e saj pas 43 vitesh. Për shkak të shëndetit të saj jo të mirë, nëna nuk ishte prezent në emision, por ato kanë folur në telefon ku shkaktuan emocione të forta dhe lot në publik.

Nëna: Faleminderit shumë, nëna ka 43 vite që që e mbaj në shpirt (qan). Falemindeit, Ardit nuk kam mundësi se do kisha ardhur. Jam e sëmurë, jam me aritmi, jam me zemër. Suela ka një vëlla, ka dy motra që e mirëpresin.

Suela Cllini: Ma përshëndetje.

Nëna: Mos qaj biri i nënës, mos jeta ime.

Suela Cllini: Edhe unë të kam pasur gjithmonë në shpirt.

Nëna: O jetë, janë gjurmët e jetës që na copëtuan.

Suela Cllini: Falenderoj Zotin 100 herë që je gjallë sepse më brente kjo brenda shpirtit.

Nëna: Faleminderit bija ime. Do jesh e kënaqur, ke dy motra si drita, ke një vëlla, një ka vdekur. Mos qaj Suela, mos qaj jeta e nënës.

Suela Cllini: Po babi është gjallë?

Nëna: Jo jeta e nënës.

Suela Cllini: Më vjen shumë keq, nuk arrita ta njoh.

Nëna: S’ka gjë është varri, ke edhe vëllain aty, ke dhe babain aty. I kam çuar të dy bashkë. Mos qaj Suela.

Related Posts

“Shenjti fluturoi nga Qerbelaja”, e vërteta e varrit të Abaz Aliut në malin e Tomorrit (VIDEO)
Lajme

“Shenjti fluturoi nga Qerbelaja”, e vërteta e varrit të Abaz Aliut në malin e Tomorrit (VIDEO)

01/07/2025
Renditet ndër pesë shkencëtaret më të mira në Kanada, kush është shqiptarja nga Korça
Pikante

Renditet ndër pesë shkencëtaret më të mira në Kanada, kush është shqiptarja nga Korça

01/07/2025
Media greke: Ishulli i Sazanit, që Greqia ia fali Shqipërisë, do tërheqë miliarderët e botës pas projektit të familjes Trump
Kryesore

Media greke: Ishulli i Sazanit, që Greqia ia fali Shqipërisë, do tërheqë miliarderët e botës pas projektit të familjes Trump

25/06/2025
Fikni makinën në autostradë! Nesër protestë për çmimin e naftës
Pikante

1 në 2 shqiptarë ka makinë, por vetëm 1 në 4 paguan taksat

20/06/2025
Krijohen zyra për mblesëri online në Shqipëri, pagesa deri në 300 euro për të njohur dikë
Lajme

Krijohen zyra për mblesëri online në Shqipëri, pagesa deri në 300 euro për të njohur dikë

18/06/2025
Mësuesja kërkon ndihmë: Burri polici më ndërroi jetë, po më shuhen para syve edhe dy djemtë nga sëmundja e rrallë
Lajme

Mësuesja kërkon ndihmë: Burri polici më ndërroi jetë, po më shuhen para syve edhe dy djemtë nga sëmundja e rrallë

14/06/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Mamuthë dhe gjirafa të lashtë gjenden pranë digës Yamula të Turqisë, duke i hutuar ekspertët

Mamuthë dhe gjirafa të lashtë gjenden pranë digës Yamula të Turqisë, duke i hutuar ekspertët

06/07/2025
Një djalë 12-vjeçar zbulon fosile dinosauri 69 milionë vjeçar gjatë një shëtitjeje në Alberta të Kanadasë

Një djalë 12-vjeçar zbulon fosile dinosauri 69 milionë vjeçar gjatë një shëtitjeje në Alberta të Kanadasë

06/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al