Ditën e sotme, klubet europiane që janë ende në garë për të ngritur lart trofeun e Ligës së Kampionëve, mësuan rrugëtimin e tyre në kompeticionin më të rëndësishëm, teksa u hodh shorti për fazën e mbetur të Champions. Kështu, u përcaktuan çiftet çerekfinale, edhe pse disa prej skuadrave akoma nuk kanë mbyllura fazën e 1/8-tave.
Shorti për çerekfinalet:
Real Madrid/ Mançester Siti – Lion/Juventus
RB Leipzig – Atletico Madrid
Napoli/Barcelona – Çelsi/Bayern Munchen
Atalanta-PSG
Shorti për gjysmëfinalet:
Fituesja e Real M/ Siti- Lion/ Juventus– fituesja e Barcelona/Napoli – Çelsi/Bayern Munchen
Fituesja e RB Leipzig – Atletico Madrid– Fituesja e Atalanta-PSG
Fituesja e Finales RB Leipzig – Atletico Madrid – Fituesja e Atalanta-PSG do jetë ekipi pritës në finale
Champions League do të rinisë në datën 7 gusht dhe do të përfundojë në 23 gusht kur edhe do të luhet finalja e madhe në stadiumin e Benfikës, në Lisbonë.
Turne me eliminim direkt
Çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja e këtij sezoni, do të zhvillohen si një turne me eliminim direkt në Lisbonë të Portugalisë në muajin gusht, ndërsa të gjitha përballet do të jenë me një ndeshje.
Përballje të zjarrta na presin në çerekfinale, ku fituesi i takimit Real Madrid – Manchester City do të luaj me atë të ndeshjes Lyon – Juventus.
Ndërkohë Barcelona nëse kalon Napolin, do të përballet me fituesin e duelit Chelsea – Bayern Munich.
Befasia më e madhe e këtij edicioni Atalanta do të ndeshet me gjigantin francez PSG, teksa gjermanët e RB Leipzig luajnë përballë Atletico Madridit.
Takimet do të ndahen në stadiumin e Benficas, “Estadio do Sport Lisboa” e Benfica (që do të jetë edhe stadiumi pritës i finales) dhe stadiumi i Sporting Lisbonës, Estadio Jose Alvalade.