• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Heqja e licencës nga ish-ministri Aldo Bumçi, reagon arkitekti Reshat Gega. Ja sqarimi i tij i plotë

02/09/2018
Heqja e licencës nga ish-ministri Aldo Bumçi, reagon arkitekti Reshat Gega. Ja sqarimi i tij i plotë

Mbi artikullin e Lexo.al ku tregohej se kompanise Gen Red me administrator Reshat Gega i hiqej nga ministri Bumci e drejta e ushtrimit te licenses per 1 vit ne vitin 2012, ka reaguar edhe vete Gega. ArgjiroLajm.net publikon reagimin e tij të plotë, duke qenë se edhe ne ishim një prej portaleve e kishin botuar shkrimin e Lexo.al dhe dokumentin shoqëruese. Ja cfarë shkruan Gega në reagimin e tij. 

Të nderuar,

Nisur nga një shkrim në portalin “Lexo.al”, datë 27.08.2018, i pasqyruar edhe në portale të tjera, detyrohemi t’iu drejtohemi me këtë material sqarues, me shpresën dhe se, bazuar në parimet fisnike të gazetarisë do ta botoni të plot dhe pa tjetërsime.

Në këtë shkrim rezulton se, personi apo personat që kanë serviur materialin, në mënyrë dashakeqe e me qëllime dezinformimi, kanë përcjell të dhëna tërësisht të pavërteta. Shkrimi i juaj, bazohet në deformime të rënda të realitetit, në fakte të fabrikuara dhe të pavërteta, të cilat është shumë e lehtë të verifikohen zyrtarisht. Konkretisht:

Në titullin e shkrimit thuhet se, “Reshat Gegës ju hoq liçensa për deklarim të rremë nga Aldo Bumçi, kush është arkitekti që sulmon sot restaurimin e kishave.” Së pari, Dr. Reshat Gega, si një nga specialistët me eksperiencë të gjat në fushën e restaurimit të monumenteve të kulturës, nuk është penalizuar asnjë herë gjatë të gjithë karrierës së tij. Nuk ka marë asnjëherë masë pezullimi dhe nuk i është hequr apo kufizuar atij e drejta e ushtrimit të profesionit, ose liçensën siç përmëndet në shkrimin tuaj. Liçensa e Dr.Reshat Gegës ka qenë dhe vijon të jetë e vlefshme që nga momenti i lëshimit. Lehtësisht e verifikueshme.Për të argumentuar gënjeshtrën e gjoja heqjes së licensës së Reshat Gegës, ju keni nxjer një faksimile dokumenti, me siguri e nxjer nga Ministria e Kulturës. Bëjm pyetjen dhe i tërheqim vëmëndjen lexuesit nëse e gjeni dot emrin e Reshat Gegës në atë dokument apo jo? Sigurisht që nuk mund ta gjeni pasi masa administrative për prejashtimin e firmës “GEN RED” shpk nga prokurimet publike për një vit nuk ka asnjë lidhje me lejen profesionale të arkitektit ndaj të cilit ju kërkoni të përhapni opinion negativ.

Së dyti, masa administrative e marrë ndaj shoqërisë “Gen-Red” shpk, sic del edhe nga faksimilja, nuk ka lidhje me punën e Dr.Reshat Gegës apo shoqërisë “Gen-Red” shpk, në fushën e restaurimit. Masa administrative lidhej vetëm me deklarimin e pasakt të numrit të punonjësve, çka nuk prek dhe cënon punën profesionale të Reshat Gegës apo shoqërisë. Për më tepër vendimi për mos marje pjes në prokurimet publike nuk e ka penguar firmen “GEN RED” që të mos kryej punime me fonde jo publike apo donatorë që nuk kan lidhje me shtetin.

Së treti, në titull por edhe në brendësi të shkrimit thuhet se, Reshat Gega po sulmon restaurimin e kishave. Kjo është një e pavërtet e madhe, të cilën ju si media serioze kishit detyrimin ta verifikonit përpara se të botonit një shkrim të tillë. Dr.Reshat Gega, ka qenë dhe vijon të jetë i angazhuar plotësisht në procesin e restaurimit të monumenteve te arkitekturës, përfshirë edhe kishat në vend, dhe në asnjë rast e për asnjë arsye nuk ka qenë kundër procesit të restaurimit të tyre. Kundërshtimet e tij lidhen drejpërdrejt me mënyrën si është vepruar nga Ministria e Ministrisë së Kulturës dhe vartësit e saj, gjatë procesit në pregatitjen e projekteve, të cilësisë së tyre dhe dëmeve që përcilleshin e vazhdojnë në procesin e restaurimit.

Të gjithë arsyetimin dhe deklarimet lidhur me këtë cështje, Reshat Gega i shprehur hapur e të mbështetur në argumenta profesional e teknik, duke patur përher si referencë të pandryshuar një dhe vetëm një qëllim, ruajtjen dhe shpëtimin e vlerave kulturore. Mendimet e kundërshtitë apo dhe denoncimet e veprimeve të mbrapshta, të kujtdo qofshin, ministër apo drejtor, profesor apo gjoja studiues, e të tjerë që janë të përfshirë në mëkatet kundër kulturës tonë, Reshat Gega ka patur dhe do të ketë gjithnji kurajon ti deklaroj hapur. Ju si zëdhënësi i atij koshi me gënjeshtra, të cilat kam bindjen se i keni importuar apo ju a kanë dhënë të paketuara, do të bënit shërbimin më të mirë në drejtim të prestigjit gazetaresk, në rast se do të kërkonit fare pak të verifikonit atë se cfar thuhet në materialin që ju kanë servirur.

Në shkrimin tuaj, deklarohet se, “Reshat Gega që sot flet për mbrojten e vlerave të trashëgimisë kulturore, është një personazh i përfshirë në të kaluarën, në operacione restaurimi masive me fondet publike për trashëgiminë kulturore. Në vitet 2007-2009 kompania “Gen-Red” ka qenë fitues i tenderave me një fond prej 1 milion USD, për ndërhyrje në monumentet e kultures dhe në Pazarin e Gjirokastrës, prej të cilave s’mbeti asnjë gjurmë dhe dihet në c’gjendje ishte Gjirokastra, përderisa prej dy vjetësh po restaurohet gjithe Qafa e Pazarit me financim të Fondacionit Amerikano Shqiptar për Zhvillim.”

Këto konstatime janë të pavërteta dhe abuzive. Nëse nga ana juaj do të ishte kërkuar një informacion zyrtar, përpara botimit të shkrimit, do të kishte rezultuar se, asnjë prej tenderave, që ju keni përmendur, nuk ka qenë objekt procesesh administrative apo gjyqësore, apo më tej akoma të jetë shpallur i pavlefshëm nga Ministria e Kulturës.
Monumentet e përmendura nga ana juaj në shkrim, përveç faktit që janë ndjekur në çdo fazë nga kontraktori, i huaj, shtetëror apo privat, në fund të punimeve janë marrë në dorëzim në mënyrë zyrtare dhe kundrejt dokumentecionit përkatës nga zyrtarë të ish-MTKRS-së, të UNESCO-s, apo Kontraktorit Privat siç parashikohej në çdo kontrat. Në asnjë rast, objektet nuk janë dorëzuar në mënyrë të njëanshme nga personi apo firma që ka kryer punimet.

Prandaj, është absurde dhe jologjike, të pretendohet dhe aq më pak të pranohet si fakt që, UNESCO, paska pranuar dhe ka marrë në dorëzim monumente të rëndësishme të restauruara në mënyrë “skandaloze”, apo që s’kanë lënë gjurmë. Do të ishte brenda etikës profesionale të gazetarisë që ju të shpreheshit se cili është burimi i këtyre “shakave” pa krip. Jeni të furnizuar në rrugë kafenesh apo në rrugë zyrtare. Ka rastisur që Znj. Kumbaro edhe ka hedhur ndonjë shashkë sikundër edhe të tjerë rotull apo në shërbim të saj, në qëndër apo në provincë. Por në asnjë rast, për këto ide znj. Ministre nuk pati kurajon të inicionte procedurat e verifikimit me skspertizë teknike e të kalonte më pas, ashtu sikundër ja kërkon ligji dhe detyra e saj, në kallzime penale, natyrisht në rast se do të gjente të vërtet fantazinë në lidhje me dëmet apo abuzimet në restaurimet në fjalë.

Në shkrimin e botuar nga ana juaj thuhet se, “Po i njëjti personazh që sot shqetësohet për restaurimet e kishave, që ka qenë fitues i tenderave ne restaurime, e masakroi kishën e Mesopotamit me ndërhyrjet që bëri në strukturat e kishës në vitet 2010, duke rrezikuar fort qëndresën e saj, mjafton të shohësh debatet mediatike të kohës për këtë objekt, i cili është mbajtur në këto vite me trarë e me shtylla hekuri, dhe që më në fund po i nënshtrohet restaurimit përfundimtar.”

Dr.Reshat Gega, ose personazhi, siç quhet në shkrim, në mënyrë fyese, është një nga specialistët më të mirë në vend, në fushën e trashgimisë kulturore, me një aktivitet të nisur që në vitet 80. Sa i përket Kishës së “Shën Kollit”, në Mesopotam, përsëri me keqardhje konstatojmë dezinformim total. Do të mjaftonte një kërkesë zyrtare Ministrisë së Kulturës, në lidhje me këtë monument, dhe do të kishit konstatuar se, zyrtarisht, nga ana e Ministrisë nuk është evidentuar apo konstatuar asnjë gabim, shkelje apo abuzim, në zbatimin e projektit të restaurimit që Reshat Gega ka hartuar dhe ka zbatuar në 2 faza. (Nga ana jonë disponohen akte zyrtare, në të cilat Ministria e Ministrisë së Kulturës, është shprehur se Reshat Gega nuk ka pasur asnjë shkelje në punimet e kryera në Mesopotam.)

Krahas kësaj, është fakt që, nga viti 2009 kur janë bërë ndërhyrjet e fundit në monument dhe deri sot, ndaj tij nuk është marrë asnjë masë mbrojtëse shtesë, përvec atyre që u zbatuan gjatë punimeve në dy faza. Nëse punimet do të kishin qenë me të vërtet shkatërruese, sot monumenti do gjëndej i rrëzuar, pjesërisht apo i tëri. Përkundrazi, projekti dhe punimet kan qënë tepër serioze dhe cilësore dhe për pasoj kanë bërë të mundur egzistencën normale të monumentit, edhe pse zona ku ai ndodhet është goditur me afër katër lëkundje sizmike, duke filluar nga ai që ra me qëndër në Shën Vasi në vitin 2009.

Me të njëjtën llogjik që dham më sipër, duhet thënë se, në rast se paska patur kaq probleme restaurimi i Kishës së Shën Kollit në Mesopotam, përse znj. Kumbaro e vartësit e saj nuk kan iniciuar ekspertizën teknike dhe ta shqyrtonin problemin në Këshillin Kombëtar të Restaurimeve, natyrisht duke e ballafaquar diskutimin edhe me autorin e punimeve, ashtu sikundër është edhe detyrimi ligjor? Në rast se do të verifikoheshin gabime e ndërhyrje shkatërruese nga ana e Reshat Gegës në dëm të këtij monumenti, përse nuk e kanë kaluar cështjen në ndjekje ligjore, ashtu sikurse ja kërkon detyra dhe ligji? Përkundrazi, Znj. Kumbaro dhe vartësja e saj në IMK kanë krijuar një tymnajë rreth këtij problemi në mënyrë që të justifikojnë hapjen e rrugës për aplikimin e një praktike tërësisht antiligjore, qoft për projekt antiligjor edhe për cilësinë shkatëruese të tij, dhe për këtë arsye, inicuar nga ne cështja ka kaluar në ndjekje ligjore.

Në shkrimin tuaj, deklarohet se, “Është sërish po R. Gega, autori i projektit të famshëm për motel e fusha tenisi brenda në Kalanë e Lezhës në vitet 2010-2012 që u anullua dhe u hodh poshtë nga Ministria e Kulturës që në vitin 2014.” Edhe për këtë çështje, personat që ju kanë servirur shkrimin, do të duhej t’iu kishin sqaruar më mirë. Projekti në fjalë, i cili pretendohet se është shfuqizuar, është i miratuar në vitin 2011, me vendimin nr.10 të Këshillit Kombëtar të Restaurimit, dhe është në fuqi sot e kësaj dite. Paaftësia dhe pamundësia, në kuptimin e plot të fjalës, e drejtuesve të Ministrisë së Kulturës, për të gjetur argumenta teknik e profesional, ka bërë që përpjekja për të shfuqizuar projektin, të dështoj, duke e lënë të pacekur në asnjë aspekt atë. Ministria e Kulturës, e përfshirë në zallamahinë mediatike, e cila dirigjohej nga sharlatanë e ziliqar të asaj kohe, por edhe duke u nxitur nga interesa të rrethit klanor në përbërje të institucionit, ariti të hedhi një shashkë duke shfuqizuar një akt që lidhet vetëm me afatin e qirasë. Akte këto, të cilat vijojnë të jenë objekt shqyrtimi në Gjykatë, por që për fatin e keq të Ministrisë së Kulturës dhe vet Ministres, janë humbur prej tyre.

Sa i përket moteleve dhe fushave të tenisit, këto janë disa shpifje të ulta dhe të pamoralshme të artikuluara prej kohësh publikisht nga vet ministria dhe pasuesit e saj të devotshëm dhe mediokër. Nëse vërtet dëshironi të informoni publikun, mund t’iu vëm në dispozicion të gjithë projektin zyrtar, tek i cili nuk gjënden të parashikuara apo skicuara as motele dhe aq më pak fusha tenisi. Por, mesa duket, me këto shpifje të ulta dhe aspak të denja për një ministër, Znj. Kumbaro, kërkon të shvendos vëmendjen e publikut nga mejhania që hapi në Parkun e Butrintit, praktik të cilën synon ta zbatoj edhe në monumente të tjera.

Dy fjalë për restaurimet e kryera gjatë drejtimit të Znj. Kumbaro:

Së pari; po citoj se “zbulimi” që ju keni aritur të bëni se: “sulmi i Gegës ndaj punës së Ministrisë së Kulturës nuk është i pari në llojin e tij dhe se beteja e vërtetë e Gegës nuk është për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, por për inate tërësisht personale me Ministrinë e Kulturës” është pjesërisht i vërtet dhe keni përgëzime për këtë. Me të vërtet që Reshat Gega nuk është ndalur në denoncimet për dëmet që janë realizuar ndaj monumenteve të kulturës dhe vlerave arkeollogjike, jo vetëm ndaj asaj ca ndodh me Ministrin aktuale të Kulturës por edhe ndaj kujtdo personazhi që ka vënë dorë apo hapur rrugën në shkatërimin e thesareve kulturore, në arkitekturë apo arkeollogji, duke filluar nga shkatërrimi i pasurisë arkeollogjike dhe mureve antik të Durrësit, shkatërime të arkeollogjisë dhe mozaikëve në qytetin antik të Melanit, restaurime në shkelje të kritereve në Manastirin e Shën Mërisë në Apolloni e Hamamin e Krujës etj. Këtë që deklaorojm e keni mundësinë ta verifikoni duke hapur e kërkuar në shtypin e përditshëm apo burime të tjera të një periudhe para se të shfaqej situata e rënduar nën pushtetin e Ministres aktuale të Kulturës. Për pasoj del i pakuptimt pasazhi i dytë i “sbulimit” tuaj, duke u shprehur se Reshat Gega është i përfshirë nga inate personale. Ju a kanë servirur qëllimisht gabim dhe jeni nxituar në përfshirjen e këtij lloj zbulimi për të krijuar opinione të deformuara për aktivitetin dhe cilësitë profesionale të Reshat Gegës.

Së dyti; në shkrim aludohet se Reshat Gega kundërshton proceset e restaurimit në tërësi, pa verifikuar dhe sqaruar se si është situata faktike me proceset e restaurimit. Për të sqaruar ju, por edhe lexuesit tuaj, ju bëjm me dije se,në të gjitha rastet e komenteve kritike të restaurimeve që ju përmendni, nga ana e Reshat Gegës janë shoqëruar me argumentime të cilat flasin për shkelje të rënda të ligjit gjatë procedurave projektim, prokurim dhe zbatim. Për këtë aspekt janë bërë edhe denoncimet në organet përkatëse. Në të njëjtën kohë në përmbajtjen e projekteve ka parashikime punimesh e ndërhyrjesh totalisht në dëm të ruajtjes së vlerave kulturore dhe në dëm të informacionit historik, i cili na përcillet nëpërmjet detajesh, fugash dhe deformime që ka kaluar në jetën e tij monumenti. Ju ndofta nuk e keni të qart se sa vlerë kanë detajet dhe deformimet, carjet e ndryshme ku ndahen faza që vinë nga kohë të mëparshme në arkitekturën dhe veprën e artit.

Por e gjithë moria e këtyre detajeve, sado e vogël dhe e parëndësishme mund të duket, për studiuesit, të sotëm e të ardhshëm është baza e hulumtimit dhe evidentimit të jetës, situatës strukturore, historisë dhe tipollogjisë së monumentit. Shkatërrimi dhe shbërja e tyre, heqja dhe zhveshja e të ashtuquajturës patinë apo cipë e monumentit, drejtimi dhe mbyllja e deformimeve shpie në eleminimin e mundësive për të lexuar vlerat e verteta të tij. Shkatërronë përfundimisht leximin e historisë që ai ka kaluar dhe problematikat, që nga origjina e në ditët tona. Është e njëta gjë sikur të vihej dorë në dokumentat e një arkivi historik të antikitetit e mesjetës, duke ndryshuar shënja, shënime, paragrafe apo dhe stilin e shkrimit apo skicave, me pretendimin se duhen bërë të bukura, të pastra dhe pa gabime etj. Kjo mënyrë dhe koncept ndërhyrjeje mbi një monument nuk është gjë tjetër vec se një vepër kriminale në lëmin e trashëgimisë kulturore. Ky lloj koncepti dhe praktike ndërhyrjeje është aplikuar në monumentet që ju i përmendni në shkrimin tuaj, duke ngatëruar adresën e fajtorëve të vërtet me atë të Reshat Gegës. I gjithë ky proces është i mbështetur dhe inkurajuar nga Ministria e Ministrisë së Kulturës. Edhe pse ka patur reagime për seicilin nga rastet, jo vetëm nga Reshat Gega por edhe të tjerë specialist të fushës, Ministria nuk ka dashur të reflektoj e korigjoj përkundrazi ka marrë yrysh akoma më shumë drejt realizimit të sa më shumë e sa më shpejt të punimeve të këtij tipi.

Tërë aksionin e ka justifikuar me faktin që paska gjetur dy profesorë që kanë njohuritë më të mira në fushën e restaurimit dhe të kishave dhe me këtë kartë në dorë ka guxuar të shkeli të gjitha procedurat ligjore, si në inicimin dhe përpilimin e projekteve ( projekte në mbivendosje për Shën Kollin Mesopotam), si në cilësinë skandaloze të tyre( shën Mëri e Labovës së Kryqit, Shën Kolli Mesopotam) ashtu edhe në mënyrën e prokurimit duke fallsifikuar dokumentat e prokurimit ( Shën Kolli Mesopotam), duke fshehur e manipuluar objektin e restaurimit( Shën Mëri e Labovës e cila u trajtua si të ishte një nga elementet e rrugës në rikonstruksion, urë, tombinë apo kanal) dhe, ajo që është edhe më e rënda pjesë e këtij aksioni, erdhi nga mënyra dhe teknikat që u përdorën në realizimin e punimeve të ashtuquajtura restauruese. Kisha e Shën Mërisë në Labovën e Kryqit u tjetërsua e fallsifikua, u rop nga cipa origjinale duke shkatërruar veshjen me dekorin keramoplastik të gjithë fasadës dhe u zëvëndsua me një veshje të re, duke e shndruar në një vepër apo “monument” të sajuar nga dora njeriut të ri apo specialistit të kohëve moderne, drejtuar e prodhuar nga profesorët e përzgjedhur të Ministres Kumbaro. Për ne ajo që ndodhi me këtë monument dhe të tjerë që ju përmendni, me apo pa dashje nuk është gjë tjetër vec se vepër antikombëtare dhe antikulturë. Në këtë deklarim nuk ka asnjë shtysë inatcore për interesa të vogla, por është një panoramë e shëmtuar në fushën e restaurimit e përkujdesjes ndaj monumenteve, ku janë shkelur të gjitha kriteret dhe parimet e sanksionuara me ligje e rregullore. Mjafton të përmendim dhe ta ballafaqojmë fenomenin në fjalë me Kartën Shqiptare të Restaurimit dhe do të shohim se sa e papranueshme është praktika prish e rindërto në një monument, situatë kjo që e gjejmë në të gjitha objektet që ju listoni si të sulmuara nga Reshat Gega.

Së treti; në lidhje me kartën të cilën e ka tundur si një passe partout sa herë është diskutuar apo kritikuar praktika e restaurimit, qëndrime kritike këto të cilat kan ardhur jo vetëm nga Reshat Gega, Znj. Kumbaro ia vë para fytyrës kujtdo që kritikon, faktin se në bëmat e projektim-restaurimit, paska angazhuar dy Profesor të nderuar, Z. Meksi dhe Z. Thomo. Pa dashur të zgjatemi në reagimin tonë, për këtë mënyrë apo argument të znj. Kumbaro mund të themi vetëm që, kushdo qoft i angazhuar në procesin e projektimit dhe restaurimit të monumenteve të kulturës, me cfar do lloj titulli a grade, si dhe me cfar do lloj eksperience apo zgjuarsie të ket, ka detyrimin që ti nënshtrohet regullave dhe ligjeve përkatëe në fuqi. Është fakt që Z. Thomo , që nga viti 2013 vazhdimisht është në konflikt interesi nga më flagrantët. Ndërkohë, është bërë realitet dërmimi, shbërja dhe fallsifikimi i elementeve autentik të fasadave në kishën e Shën Mërisë në Labovën e Kryqit, gjithnji nën drejtimin e këtij grupi profesorësh.

Tashmë ne kemi një monument të trajtuar me metodën e fotoshopizimit, duke humbur përgjithmon vlerat dhe elementet që tregonin moshën dhe historinë e tij. Mos duhet të heshtim përpara këtij krimi kulturor vetëm se znj. Kumbaro na paska angazhuar dy profesor? Po kështu, mos duhet që të mbyllim syt përpara asaj se cfar po ndodh me Kishën e Shën Kollit në Mesopotam? Një monument ky ku kujdesi dhe vëmendja duhet të ishin në ekstrem. Një monument i cili është shumë delikat dhe për ti bërë asistencën dhe rivlerësimin do të duhej që në radhë të parë atë ta njihje në detaje. Do të duhej që të njihej historija dhe fazat ndërtimore e shumë detaje të tjera të cilat ne i kemi të publikuara e përfshirë tashmë në studimet tona. Nuk mundet që të futet askush në operacine restaurimi dhe të prek këtë monument unikal për të gjith botën bizantine, pa e njohur arkitekturën e tij, në formë dhe histori, në detaje dhe strukturë.

Kush ka marë guximin të veproj pa pasur njohurit që tham, nuk është gjë tjetër vec se një i dështuar që ka kurajon dhe verbërinë e një aventurieri ose është i përfshirë nga ndonjë mision i cili vetëm përkujdesin dhe ruajtjen e vlerave kulturore shqiptare nuk e ka.

Për konkretizim të mënyrës makabre me të cilën po operohen monumentet në fjalë, mjafton një foto që po ju përcjellim. Do të qe në dinjitetin tuaj që ta publikoni edhe këtë foto.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Përmbysje në Gjirokastër, Piro Dhima i dyti më i votuar pas Tërmet Peçit, Anila Dhimitri spostohet në vendin e tretë (rezultati)

13/05/2025
Lista e hapur, si ndahen votat mes kandidatëve në Përmet (rezultati)
Kryesore

Lista e hapur, si ndahen votat mes kandidatëve në Përmet (rezultati)

13/05/2025
Rama për gazetën italiane: I fitova zgjedhjet sepse shqiptarët duan Evropën
Kryesore

Rama për gazetën italiane: I fitova zgjedhjet sepse shqiptarët duan Evropën

13/05/2025
Fitorja në Gjirokastër, Kumbaro: Kishim besimin e njerëzve për shkak të premtimeve të mbajtura
Kryesore

Fitorja në Gjirokastër, Kumbaro: Kishim besimin e njerëzve për shkak të premtimeve të mbajtura

13/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Kryesore

Humbja dramatike e PD, Berisha paralajmëron protestë në 16 maj, ditën e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë

13/05/2025
PS merr 55.3% të votave të diasporës, Greqia numërohet në fund
Kryesore

PS merr 55.3% të votave të diasporës, Greqia numërohet në fund

13/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Përmbysje në Gjirokastër, Piro Dhima i dyti më i votuar pas Tërmet Peçit, Anila Dhimitri spostohet në vendin e tretë (rezultati)

13/05/2025
Lista e hapur, si ndahen votat mes kandidatëve në Përmet (rezultati)

Lista e hapur, si ndahen votat mes kandidatëve në Përmet (rezultati)

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al