Pas publikimit në media të lejes për ndërtimin e një HEC-i në fshatin Kolonjë të Gjirokastrës, banorët e fshatit do të vijojnë lëvizjet e tyre për të penguar këtë projekt. Gjatë ditës së sotme një përfaqësi e tyre do të takohet me kryebashkiaken Zamira Rami. Pritet që ata të kundërshtojnë pajisjen me leje ndërtimi të kompanisë nga ana e Bashkisë Gjirokastër. Ndërkohë në rrjetet sociale është njoftuar edhe një protestë më datë 15 shkurt në fshatin Kolonjë nga banorët vendas. Ata e kundërshtojnë ndërtimin e HEC-it me pretendimin se do të dëmtojë burimin e Rehovës, i cili furnizon me ujë fshatin. ‘HEC Kolonja’ do të zhvillohet nga kompania ‘E.T.T. GROUP AUTO” Sh.p.k.
©argjiroja.net