• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Harrohet” Beleri, Shqipëria dhe Greqia i kthehen diskutimeve diplomatike, takohen në Tiranë dy kryediplomatët

02/10/2023
Shqipëria dhe Greqia i kthehen diskutimeve diplomatike, takohen në Tiranë dy kryediplomatët

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani priti të hënën e 2 tetorit në një takim pune ambasadoren e Greqisë, Konstantina Kamitsi dhe ambasadorin e Gjermanisë Karl Bregner.

Lajmi u bë i ditur nga MEPJ-ja, duke cituar njoftimin për media në “X”.

Sipas diplomacisë shqiptare, diskutimet u fokusuan në rritjen e bashkëpunimit dypalësh, me theks në rrugën e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe garantimin e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit.

Mes vendeve fqinje, marrëdhëniet janë “ngrohur” disi orët e fundit pasi Greqia iu përgjigj kërkesës së Shqipërinë për ndihmë në shuarjen e zjarrit në Pishë Poro të Fierit.

Kjo, pas një periudhe tejet të tensionuar diplomatike me shkëmbime në distancë lidhur me çështjen e betimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili gjendet në burg.

Vendi fqinj dërgoi një avion Canadair, duke ndërhyrë kështu nga ajri, pasi terreni i vështirë e bënte të pamundur operimin e zjarrfikëseve.

Kërkesa u bë nga Agjencia Shqiptare e Mbrojtjes Civile, pasi zjarri prej një javë tashmë nuk po fiket, me gjithë përpjekjen e forcave zjarrfikëse apo Forcave të Armatosura.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, shprehu falenderimet për ndihmën nga Greqia, në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile.

“Greqia i është përgjigjur kërkesës së Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Shqipërisë me një avion Canadair për ndërhyrje nga ajri në vatrën e zjarrit në Pishë Poro, në Fier. Falenderojmë fqinjët tanë, për ndihmën në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile”, shkruante Peleshi në median sociale “Facebook”.

Një falënderim erdhi po ashtu nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.

“Faleminderit Greqisë, e cila në kuadër të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile ju përgjigj menjëherë kërkesës së Agjencisë sonë të Mbrojtjes Civile me një avion Canadair për ndërhyrje nga ajri në vatrat e zjarrit në Pishë Poro dhe Darëzezë në Fier”, shtoi ai.

Të njëjtën përgjigje solidare patën edhe autoritetet shqiptare në fund të muajit gusht kur ndihmuan në emergjencën me flakët që kishin përfshirë Greqinë.

58 forca zjarrfikëse, 10 mjete nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera operative të Sistemit të Mbrojtjes Civile Shqiptare, strukturat zjarrfikëse nga Bashkia Korçë, Dropull, Maliq dhe Gjirokastër u nisën për të ndihmuar Greqinë, sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Tensioni diplomatik

Diplomacia greke vijoi me presionin e saj gjatë gjithë muajit shtator ndaj autoriteteve shqiptare lidhur me arrestimin e Belerit, i cili gjendet në burg prej katër muajsh.

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Georgios Gerapetritis, deklaroi se perspektiva evropiane e Shqipërisë lidhet me respektimin e të drejtave të pakicës kombëtare greke.

“Shqipëria duhet të dëshmojë se respekton të drejtat e pakicës kombëtare greke dhe shtetin e së drejtës”, theksoi kryediplomati grek gjatë një konference ndërkombëtare.

Reagimi i autoriteteve greke vinte disa orë para seancës së Fredi Belerit në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit (GJKKO), i cili kishte bërë dy kërkesa për leje të veçantë, por që i janë refuzuar.

Gerapetritis shtoi se Athina zyrtare nuk mund të pranojë vende kandidate që nuk përmbushin kriteret e anëtarësimit dhe parimet bazë të BE-së, si demokracia dhe shteti i së drejtës, duke iu referuar Shqipërisë.

Më herët, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) konfirmoi për Albanian Post se pret nga autoritetet shqiptare “që të sigurojnë një proces të rregullt sipas ligjeve të tyre” për arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

“Larg kamerave, zëdhënësi Matthew Miller nuk ka refuzuar të komentojë. Si një praktikë e zakonshme gjatë konferencave për shtyp, ai e “pranoi” pyetjen gjatë konferencës për shtyp dhe ne i dhamë gazetarit përgjigjen e mëposhtme pasi kërkuam pyetjen”, sqaroi DASH për AP-në. “Ne jemi në dijeni të rastit dhe presim që autoritetet shqiptare të sigurojnë një proces të rregullt sipas ligjeve të tyre”.

I pyetur nga gazetarët në një konferencë për shtyp, Matthew Miller, zëdhënësi i DASH-it nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

Pyetja: “Pyetja ime ka të bëjë me marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, një tjetër aleat tuajin. Marrëdhëniet janë në krizë të thellë kohët e fundit sepse kryeministri i Shqipërisë, nuk e di nëse e dini, ka urdhëruar arrestimin e një kryebashkiaku grek. Ai është kryetar i zgjedhur. Ai është ende në burg pas tre muajsh. Pyetja ime është: a e dini për arrestimin? Dhe nëse e dini, a keni ndërhyrë tek qeveria shqiptare për lirimin e këtij kryebashkiaku të zgjedhur?”

Miller: “Më lejoni ta kthej mbrapsht këtë.”

Ndërtimi i situatës

Fredi Beleri u ndalua nga autoritetet shqiptare me dyshimin për mashtrim votash, të cilin ai e ka mohuar.

Ndërkaq ai ka paraqitur në Gjykatën e Lartë dy rekurse të reja.

Në to kërkohet vlerësimi si i paligjshëm i arrestimit të tij dhe shpallja e paligjshme e përgjimeve që Prokuroria ka kryer ndaj Belerit.

Mbi pikën e parë, Beleri e ka kthyer tashmë në kauzën më të madhe pas zgjedhjes si kryebashkiak, mbajtjen në paraburgim me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila argumenton se ka prova që Beleri ka ushtruar aktin e paligjshëm të shitblerjes së votës.

Kjo gjë është mohuar kategorikisht nga ai.

Ndërsa, arrestimi, erdhi pas përgjimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme dhe për këto, Beleri pretendon se janë të jashtëligjshme.

Më herët, Beleri, përmes një publikimi në median sociale Facebook, deklaroi se “nuk ka vendim gjykate, që ta ndalojë betimin tim në krye të Bashkisë Himarë”.

Përmes postimit, ai ka thënë se nuk ka asnjë vendim gjyqësor që të ketë rrëzuar kërkesën e tij për leje të veçantë për të bërë betimin.

Me këtë reagim, Beleri i drejtohet drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama, duke e etiketuar atë edhe në citimin fillestar të publikimit, të cilin e titullon “Kush (kë) po dizinformon z. Rama?”.

Mirëpo, nga ana tjetër, kreu i Qeverisë shqiptare e ka bërë të qartë se çështja Beleri nuk është politike, sakaq krejtësisht ligjore dhe në duart e drejtësisë.

Ndaj, ai nuk ka ndërhyrë asnjë sekondë për të interferuar me punën e organeve të drejtësisë.

Teksa, së fundmi, pjesë e çështjes Beleri janë bërë edhe Partitë Popullore Evropiane, të cilat kanë kërkuar lirimin e Belerit, pasi mbahet “padrejtësisht në paraburgim”.

Njëjtë e ka qëndrimin edhe shteti grek, ku prej kësaj ngjarjeje, ka pasur edhe tensione të larta diplomatike, të cilat kulmuan me mungesën e ftesës për kryeministrin Rama në një takim informal të zhvilluar në Athinë me liderët e rajonit, nga homologu i tij grek, Kyriakos Mitsotakis.

Related Posts

Aksident në Vlorë, plagoset një shtetas amerikan
Kryesore

Aksident në Vlorë, plagoset një shtetas amerikan

15/07/2025
E rëndë në Dhërmi/ I riu humb jetën duke luajtur volejboll
Kryesore

E rëndë në Dhërmi/ I riu humb jetën duke luajtur volejboll

15/07/2025
Trafikonte 7 emigrantë nga Bangladeshi, shoferi arrestohet në Memaliaj (VIDEO)
Lajme

Trafikonte 7 emigrantë nga Bangladeshi, shoferi arrestohet në Memaliaj (VIDEO)

15/07/2025
Aksident, makina kthehet përmbys në rrugën Kardhiq-Sarandë
Kryesore

Aksident, makina kthehet përmbys në rrugën Kardhiq-Sarandë

15/07/2025
Vrasje e mistershme në Athinë/ Ekzekutohet profesori amerikan
Kryesore

Vrasje e mistershme në Athinë/ Ekzekutohet profesori amerikan

15/07/2025
Kryesore

Dorëheqjet e drejtorëve/ Cilat janë bashkitë që nuk kanë zbatuar urdhrin e Ramës

15/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

15/07/2025
VIDEO/ 4 gola në pjesën e parë, Egnatia e pëson keq në Islandë, Breidablik shumë e fortë

VIDEO/ Eleminim dhe humbje e thellë, katastrofë e Egnatias në Champions, kampionët e Shqipërisë turpërohen në Islandë

15/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al