Kryeministri Edi Rama njoftoi masa të tjera lehtësuese nga hëna, por ka edhe kategori që përjashtohen.
“Ne nga e hëna, përveç transportit publik, aktitvitet sportive në mjedise të mbyllura, nuk do kemi asgjë tjetër mbyllur. Hiq transportin publik, me të drejtë shumëkush nga ju është i shqetësuar për mungesën, duhet të jetë i vetëdijshëm që nuk e hapim dot ende. Hiq palestra, qëndra sportive, teatro, klube nate, kinnema, gjithçka tjetër do jetë e hapur. Ekspozimi do të jetë shumë i madh”, tha Rama.