Është arrestuar drejtuesi i makinës tip “Benz” i cili nuk iu bind urdhrit të policisë së Tiranës për të ndaluar gjatë një operacioni anti-drogë që po kryenin këta të fundit.
Drejtuesi i mjetit është kapur disa minuta pasi iu largua policisë, pranë vendit të ngjarjes. Nga pamjet e publikuara në media, dallohet se shoferi nuk u është bindur urdhrit të efektivëve duke i dhënë gaz makinës e duke u larguar.
Pranë automjetit mund të shihet një polic me uniformë dhe dy civilë që i bëjnë thirrje vazhdimisht drejtuesit të “Benz”-it që të hapë derën. Madje në një moment dëgjohet njëri prej tyre që i drejtohet shoferit me fjalor banal: “Hape derën policia o k*r… Hape derën o b*thq**”.
Gjate ketij operacioni policët shtrijnë përtokë edhe gazetarin Ergys Gjençaj, i cili ndodhej aty rastesisht dhe po filmonte aksionin. Mesohet se agjentet ne terren nuk e njihnin gazetarin. Shihni pamjet ne videot me poshte.