• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Gruaja misterioze që fshihet pas Çalamanit”, prindërit e Mateos hyjnë në shtëpinë e monstrës për prova të reja (VIDEO)

23/11/2021
“Gruaja misterioze që fshihet pas Çalamanit”, prindërit e Mateos hyjnë në shtëpinë e monstrës për prova të reja (VIDEO)

Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus hyri brenda shtëpisë së Klodian Çalamanit, 38-vjeçarit që vrau dhe groposi në oborrin e banesës 8-vjeçarin Mateo Vasiu.

Në momentin që grupi i xhirimit të emisionit Uniko ndodhej jashtë banesës së Çalamanit, aty u shfaqën familjarët e Mateos së vogël, të cilët u futën brenda shtëpisë së 38-vjeçarit.

Të dëshpëruar dhe të mllefosur nga ngjarja e rëndë, ata kërkonin për prova të tjera në vendin e ngjarjes, në cepin e oborrit të shtëpisë së Çalamanit ku ky i fundit kishte groposur Mateon e vogël.

Prindërit enden nga njëri cep në tjetrin duke kërkuar për prova të tjera. Por policia që kishte qenë aty ditë më parë, kishte mbledhur të gjitha provat.

Klodian Çalamani është arrestuar dhe akuzohet për vrasjen e 8-vjeçarit Mateo. Për elemente sigurie, ai është transferuar në paraburgimin e Vlorës. Autoritetet e kanë larguar atë nga Fieri pas revoltave dhe protestave të familjarëve të Mateos, të cilët kërkojnë rikthimin e dënimit me varje për autorin.

Krimi i rëndë ndodhi të martën e 16 Nëntorit në fshatin Grecalli të Fierit. Klodian Çalamani kishte goditur me sende të forta në kokë 8-vjeçarin dhe më pas e groposi në oborrin e shtëpisë.

Ndërkohë, tezja e Mateos ka hedhur dyshime të forta lidhur me një grua të implikuar në këtë ngjarje.

Kjo ka bërë që mamaja e tij të depozitojë një pedi në Policinë e Fierit, nisur edhe nga dëshmitë thuajse të ngjashme të gruas dhe Çalamanit para grupit hetimor.

Vetë familjarët, janë angazhuar për grumbullimin e sa më shumë detajeve dhe zbardhjen e kësaj ngjarje.

EMISIONI I PLOTË:

Related Posts

Hapen dyert e burgjeve, rreth 600 vetë përfitojnë nga amnistia për festat e fundvitit
Kryesore

Amnistia shkon në qeveri, përfitojnë 10 mijë persona, 338 lirohen nga burgu

30/01/2026
policia e shtetit, aplikime, shkolla, sulmi kibernetik
Kryesore

“I bie që na e ka fut Danjeli për atë…”/ Zbardhet dosja e SPAK për 3 policët në Orikum, si i morën 2.7 milionë lekë qytetarit!

30/01/2026
Edhe Gjykata e Vlorës i jep Tavos mandatin e Himarës
Kryesore

PBDNJ denoncon Vangjel Tavon: Krijoi një sh.p.k private për të vjedhur pronat e Himarës

30/01/2026
Kryesore

Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mashtrimet online me ofertat për kredi

30/01/2026
“Shtegu i Ali Pashës” nga projekti 40 mln euro i turizmit transformon Salarinë, Gusmarin, Progonatin
Kryesore

“Shtegu i Ali Pashës” nga projekti 40 mln euro i turizmit transformon Salarinë, Gusmarin, Progonatin

30/01/2026
Vrau 9-vjeçarin në vitin 1997! Shqiptari arrestohet në Greqi, pritet ekstradimi i tij
Kryesore

Vrau 9-vjeçarin në vitin 1997! Shqiptari arrestohet në Greqi, pritet ekstradimi i tij

30/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Frikë dhe ankth në stadiumin “Arena e Demave”, lojtari i Partizanit bie pa ndjenja

VIDEO/ Frikë dhe ankth në stadiumin “Arena e Demave”, lojtari i Partizanit bie pa ndjenja

31/01/2026
Ndeshje epike në “Australian Open 2026”, Alkaraz e Djokovic janë në finale

Ndeshje epike në “Australian Open 2026”, Alkaraz e Djokovic janë në finale

31/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al