Miliarderja MacKenzie Scott është martuar me një mësuese shkencash në shkollën e fëmijëve të saj, dy vjet pas divorcit me themeluesin e Amazon, Jeff Bezos. Scott është një nga gratë më të pasura në botë dhe ka dhënë më shumë se 4 miliardë dollarë nga pasuria e saj.
“Dan është një djalë kaq i shkëlqyeshëm dhe unë jam i lumtur dhe i ngazëllyer për të dy”, tha ish-bashkëshorti i saj Bezos në një deklaratë. Scott, pasuria e së cilës cila vlen rreth 53 miliardë dollarë sipas vlerësimit më të fundit të Forbes, ka deklaruar qëllimin e saj për ta dhënë pjesën më të madhe të saj.
Ajo ka kushtuar shumë nga donacionet e saj në organizata bamirëse të drejtuara nga gratë, bankat e ushqimit dhe kolegjet. Zonja Scott ishte e martuar me Bezos për 25 vjet dhe e ndihmoi atë të fillonte Amazon në 1994. Ajo është gjithashtu autore e dy romaneve. Dy vite më parë ajo u divorcua nga Bezos, njeriu më i pasur në botë, pasi media zbuloi se ai e tradhtonte.