• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Gruaja e parë më nxiu jetën, e dyta më mori në qafë. Kjo e treta, s’më do më ngaqë jam pa lekë”. Dueli i Besnikut me Dorinën!

29/11/2022
“Gruaja e parë më nxiu jetën, e dyta më mori në qafë. Kjo e treta, s’më do më ngaqë jam pa lekë”. Dueli i Besnikut me Dorinën!

Një çift bashkëshortesh, Besniku dhe Dorina janë përballur sot për problemet që ata kanë mes njëri-tjetrit në rubrikën “Shihemi në gjyq”.

Besniku, i cili vjen fshati Fitore e Vlorës tregon se dikur ka qenë i martuar, por është ndarë sepse gruaja e parë sipas tij ia ka nxirë jetën si nga ana morale dhe fizike. Tani është në një marrëdhënie me Dorinën, por sërish i janë shfaqur problemet.

Të dy bashkë janë njohur me shkuesi prej një viti e gjysmë, ndërsa kanë edhe një vajzë.

Besniku shprehet i pa kënaqur nga partnerja e tij, sepse ajo nuk dëshiron të martohet. Sipas tij, ajo nuk do të martohet se tani i kanë mbaruar të gjithë Lekët që ka pasur, ndërsa Dorina, shprehet se nuk martohet sepse do që të ketë një familje të qetë.

Besniku ka probleme me ish-vjehrrën, ku i ka shkuar policia dy herë tek shtëpia. Ajo do që të ketë një familje dhe jetë të qetë me Besnikun dhe jo të ketë probleme nga e kaluara e tij.

Besniku: Kam një problem tepër të rëndë. Kam qenë i martuar më përpara, jam ndarë me ish-bashkëshorten se ma nxiu jetën. Kam dy djem të rritur, në moshë madhore.

Eni Çobani: Si ta nxiu jetën, në çfarë forme?

Besniku: Në shumë forma. Si nga ana morale, si nga ana fizike. Këto do i flasim më vonë, por problemin më të rëndë e kam sepse me gruan e parë, normal e ndava, iku ai muhabet, u mbyll. Mirëpo më ka gjetur hall i madh me gruan e dytë tani sepse nuk pranon të martohet.

Dorina: O zotëri për çfarë më ke sjellë t’i mua këtu.

Besniku: Zonjë unë të kam sjellë sepse bashkë kemi një fëmijë dhe më ke marrë në qafë. Më ke sjellë nga Gjermania, të thashë si njeri, unë kam qenë në azil, të bëj 5 Lekë, të bëj ca para e të kthehem.

Dorina: Unë Lekë s’kam fare, ku i ke Lekët ti që ke sjellë?

Besniku: Të kam nisur muaj për muaj, fëmijën me çfarë e ke mbajtur ti zotërote?

Dorina: Po mirë se do hajë fëmija zotëri, e ke 6 muajshe akoma.

Eni Çobani: Sa kohë ke me Dorinën?

Besniku: Mbi një vit, kemi një fëmijë 6 muajsh.

Eni Çobani: Ta kërkoi Dorina fëmijën?

Dorina: Jo zonja Eni nuk e kam kërkuar fare vetë. Unë dua familje dhe qetësi zonja Eni. Nuk dua familje me probleme.

Besniku: Ti më ke shkatërruar jetën, më prure nga andej dhe ato 5 Lekë që kisha zonja Eni, më kanë ndodhur shumë probleme, të mbaroj me këtë problem se mua më intereson familja.

Eni Çobani: Edhe 1 vit e gjysmë pak është. Kaq shpejt e njohe zonjën ti që bëre dhe fëmijën?

Besniku: Siç erdhi, u zu dhe fëmija, të flasim popullorshe, që atë ditë që erdhi u zu fëmija, domethënë e lashë shtatzënë.

Ardit Gjebrea: Një në farë mënyre u zunë, po…

Besniku: E lashë shtatzënë me dëshirën e vetë.

Dorina: Nuk dua familje me probleme zoti Ardit, se unë jam djegur një herë.

Ardit Gjebrea: Ku janë problemet me zotërinë?

Dorina: Ka ardhur dy herë policia në shtëpi.

Dorina: Sepse e ka denoncuar ish-vjehrra. Unë nuk kam punë fare me problemin e këtij. Unë dua qetësinë time.

Besniku: Këto probleme do t’i zgjidh unë, personi i hallit. Unë dua të di, pse ti nuk pranon martesë me Besnik Sylën, pse?

Dorina: Martesë nuk kam për të pranuar fare, pa zgjedhur problemin tënd.

Besniku: Nuk të pëlqej më si njeri, apo më ke lënë mua me xhepa kështu? (tregon xhepat e xhaketës bosh). Deri dje kur kisha para më deshe ti mua. Të jepja Euro unë ty, psonisje vetë, kurse unë merrja 5 Euro. 5 Euro merrja me vete në punë.

Besniku: Tani nuk e do më Besnikun se nuk ka më para.

Dorina: Unë dua qetësi. /tvklan.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

PD në sherr për Ramën në Kuvend, Monika Kryemadhi shihte dasmën e Luizit dhe Kiarës (VIDEO)
Pikante

PD në sherr për Ramën në Kuvend, Monika Kryemadhi shihte dasmën e Luizit dhe Kiarës (VIDEO)

02/02/2023
Dikur ishte “Beu i Jugut”, ja ç’ndodh sot me Koço Kokëdhimën
Pikante

Dikur ishte “Beu i Jugut”, ja ç’ndodh sot me Koço Kokëdhimën

31/01/2023
Me filxhan para, Rama këshillon shqiptarët: Kujdes me flamën gripale se e hoqa vetë (VIDEO)
Pikante

Me filxhan para, Rama këshillon shqiptarët: Kujdes me flamën gripale se e hoqa vetë (VIDEO)

30/01/2023
Nxënësja me të gjitha 10-ta: Dua të bëhem mjeke dhe të flas shqip me pacientët e mi (VIDEO)
Pikante

Nxënësja me të gjitha 10-ta: Dua të bëhem mjeke dhe të flas shqip me pacientët e mi (VIDEO)

29/01/2023
Santorini është në rrezik, gjeofizikantët paralajmërojnë për një vullkan nënujor (Detajet)
Pikante

Santorini është në rrezik, gjeofizikantët paralajmërojnë për një vullkan nënujor (Detajet)

27/01/2023
Çmenduri shqiptare/ Banorët e fshatit ndërtojnë rrugën vetë, bashkia i denoncon për ndërtim pa leje
Pikante

Çmenduri shqiptare/ Banorët e fshatit ndërtojnë rrugën vetë, bashkia i denoncon për ndërtim pa leje

25/01/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Nuk deklaroi 13 mijë euro në Kakavijë, i riu ndalohet nga policia

Nuk deklaroi 13 mijë euro në Kakavijë, i riu ndalohet nga policia

02/02/2023
Rama flet për Grida Dumën: Çështja McGonigal, një flluskë e madhe, që po përdoret pa lidhje

Rama flet për Grida Dumën: Çështja McGonigal, një flluskë e madhe, që po përdoret pa lidhje

02/02/2023
  • Kryesore

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al