Grida Duma ka zbuluar “sekretin”, se si Lulzim Basha mund të fitojë kundër Edi Ramës.
E pyetur nëse beson që Lulzim Basha do ta mundë ndonjëherë Edi Ramën, ajo tha:
“Besoj që ai mundet. Trajektorja e kësaj rruge ka qenë e gjatë. Ka qenë me eksperienca nga të cilat automatikisht duhet të mësojmë dhe duhet të përmirësohemi në një lloj perfeksionimi të situatës.
Nëse kemi marrë vendimin që të mos përdorim mjetet e paduhura drejt pushtetit, gjithçka që i duhet Lulzim Bashës dhe çdo korpusi të lartë të PD, të forcojë me mjetet e forta që ka dhe të mos të bëjë më çështje ekuilibrash, balancash, qokash.
Parimet e duhura që ka ndjekur të bashkohen me mjetet e duhura dhe me një organizim supereficent.
Nëse do ta bëjmë këtë pasi e kemi fituar besimin te publiku.
Unë them që po mundet plotësisht, dhe këtë nuk e them me patetizëm partiak.
Nuk kam asnjë iluzion ndryshe për Edi Rama.
Unë kërkoj një mirëkuptim. Unë mund të kem sugjerimet e mia për formulën e bërë.
Ne nuk duhet të jemi me formulën përbashkuese, por me formulën përbashkuese që bën eficencën e madhe.
Herë pas here ne kemi qenë më shumë luajalë se eficentë”, tha ajo.
Me një fjalë e morëm vesh, se si Lulzim Basha mund të fitojë kundër Edi Ramës!
Vetëm se kuptojmë pse Duma s’ia dha këto këshilla Lulzim Bashës, para 25 prillit.