Nga Greqia kanë mbërritur ndihma në pajisje dhe furnizime mjekësore për banorët e minoritetit etnik grek në jug të Shqipërisë. Sipas mediave greke ndihma është mbledhur nga Autoriteti Rajonal i Atikës dhe nga shoqata e të afërnve të të rënëve gjatë Luftës II Botërore në Shqipëri.
Ndihma është dorëzuar nga konsulli grek në Gjirokastër në qendrën mjekësore te Dervicianit, ndërkohë që nje ndihmë e ngjashme do të jepet edhe për Bashkinë Finiq në Sarandë. Konsulli grek ka njoftuar se javën e ardhshme do të sillen ndihma mjekësore dhe farmaceutike për spitalin rajonal të Gjirokastër.