Një tjetër zjarr ka shpërthyer ditën e sotme në afërsi të fshatit Drosia të komunës së Erymanthos në Greqi. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në këtë zonë pyjore për të bërë të mundur neutrazilimin e flakëve. Sipas departamentit të Zjarrfikësve aktualisht zjarri nuk është pranë zonave të banuara, por fshati Drosia u evakuua nga autoritetet si masë paraprake.
“Banorët e komunitetit të Drosia, u evakuuan për shkak të zjarrit . Kjo ishte një masë paraprake e cila u mor për të siguruar qytetarë të cilët u transferuan në komunitetin e Koumberi”, ka thënë kryetari i bashkisë së Erymanthos Theodoros Baris. Ndërkohë 47 zjarrfikës me 16 automjete dhe dy grupe këmbësore, 5 avionë dhe 2 helikopterë po punojnë për shuarjen e flakëve.