Këtë të mërkurë në Greqi u rikthyen trenat, tri javë nga tragjedia hekurudhore ku humbën jetën 57 persona. Autoritetet vendosën rihapjen e pjesshme të gjashtë linjave. Treni i parë i mëngjesit u nis nga nga Athina për në qytetin e Inoias dhe transporti hekurudhor midis Athinës dhe Aeroportit Ndërkombëtar u rivendos gjithashtu. Zyrtaret thane se kane marre masa të reja sigurie, të tilla si ngadalësimi i detyrueshëm i trenit në zonat ku ka një rrezik të shtuar të përplasjes ndersa është rritur edhe numri i personelit në trena dhe në stacione. Trafiku hekurudhor në Greqi pritet te hapet i plote më 11 prill, ku përfshihet transporti në linjën Athinë-Selanik, ku ndodhi një aksidenti tragjik i 28 shkurt.