Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Greqia rihap gjashtë porte për kroçerat

01/08/2020
Greqia rihap gjashtë porte për kroçerat

Greqia ka rihapur gjashtë nga portet e saj, përfshirë atë të Pireut në Athinë, për anijet krocera, për të parën herë në sezonin e reduktuar turistik të këtij viti për shkak të koronavirusit.

Vendi që mbështetet në një masë të madhe tek turizmi, po përpiqet të shpëtojë çfarë mundet nga ky sezon dhe duket se po ndihmohet edhe nga shifrat e rasteve të reja dhe viktimave të koronavirusit.
Dhe në fakt rezultate po arrin. Mediat e huaja e paraqesin Greqinë si vendin më të sigurt të Evropës për turizëm. Sipas CNN, Greqia ka punuar shumë për ta adaptuar ofertën e saj turistike në erën e pandemisë. Dhe të paktën për momentin kjo duket se po jep fryte, edhe pse një valë e dytë infektimesh po kërcënon tashmë destinacionet e tjera evropiane. Falë faktit se deri më tani regjistrohen jo shumë raste, nëse viziton shumë pjesë të Greqisë, këto kohë, duket sikur je në një vend ku covid 19 nuk ka shkelur kurrë.
Ka disa masa parandaluese në fuqi por plazhet e bukura dhe tavernat vazhdojnë të ofrojnë sipas CNN relaksin autentik grek të nevojshëm për të kuruar lëndimet e izolimit. Sidoqoftë, jo të gjithë mund të vizitojnë Greqinë në këtë moment. Ajo ka hapur kufijtë vetëm për vendet e bashkimit evropian edhe për një numër vendesh të tjera edhe pse zyrtarët kanë paralajmëruar se edhe vizitorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të lejohen para fundit të verës. Turistët duhet të plotësojnë një formular para nisjes, në të cilin japin detajet se ku do të qëndrojnë. Në mbërritje ata i nënshtrohen testimeve rutine dhe nëse ndokush rezulton pozitiv mund të karantinohet për 14 ditë. Së fundmi është hequr edhe ndalimi i vizitorëve nga Britania e Madhe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

vjedhje, nene e bije, itali, karta e kreditit
Lajme

Nënë e bijë shqiptare vjedhin të moshuarën në Itali, i marin qindra euro nga karta e debitit

06/06/2023
itali, skiferi, tarrace, canta, para, shqiptari
Lajme

“Skifteri” shqiptar pikaset nga pronarët e shtëpisë, hidhet nga tarraca me çantën me para

06/06/2023
ylli rakimi, yuri kim, saimir tahiri, burgu, drejtesia, nexhmije hoxha
Lajme

“Mos u tall me popullin si me kafet e Nexhmije Hoxhës”, Ylli Rakipi analizon reagimin e Kim për Tahirin: Tha se drejtësi nuk ka

06/06/2023
puthje, rama, meloni, itali, kryeministri
Blog

Analiza/ Pse iu hodh në qafë me puthje Edi Rama, kryeministres italiane

06/06/2023
igli tare, lazio, lottito, sherri, trajneri, sarri
Kryesore

Të pathënat e largimit të Igli Tares nga Lazio

06/06/2023
shtetet, biznes, instat, shqiperia
Lajme

Cilët janë shtetet që bëjnë më shumë biznes në Shqipëri?

06/06/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

SPAK lëshon urdhër-arresti për ish-kryebashkiakun e PS

SPAK lëshon urdhër-arresti për ish-kryebashkiakun e PS

06/06/2023
10 të arrestuar në 5 muaj, si ranë njëri pas tjetrit zyrtarët e Kadastrës dhe Bashkisë Sarandë

Rrahu ish bashkëjetuesen, arrestohet 50-vjeçari në Këlcyrë

06/06/2023

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al