Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter ka tronditur Greqinë vetëm pak minuta më parë. Greqia nuk po gjen qetësi nga fatkeqësitë natyrore pasi në njëkohë që vendi është përfshirë nga një ciklon i fuqishëm që ka përmbytur vendin, pak minuta më parë tërmeti i fuqishëm ka shkudur shtetin fqinj.
Në bazë të njoftimit të publikuar në faqen europiane EMSC, lëkundjet ishin në thellësi 24 kilometër, ndërsa epiqendra ishte në Iraklion. Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar apo viktima dhe dëme materiale, megjithatë situata duket e qetë.
Cikloni mesdhetar “Cassilda” është futur zyrtarisht në brigjet perëndimore të Greqisë, dhe në shtetin fqinj mbrëmjen e djeshme ka pasur rrebeshe intensive shiu, përmbytje dhe stuhi ere. Stuhia sub-tropikale vijon të jetë e pranishme dhe ditën e sotme duke u përhapur në territore të ndryshme të Greqisë. Zonat “e kuqe” mbrëmjen e djeshme ishin Etoloakarnania, Ilia, Achaia, Arcadia, Messinia, Kefalonia, Zakynthos dhe Ithaca. Erërat e forta kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë në disa zona në vend, rënie të pemëve si dhe bllokim të transportit bregdetar