Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 02:52 Greqia është goditur nga një tërmet i fortë 5 ballë.
Bëhet me dije se epiqendra e tërmetit ka qenë 15 kilometra larg Argostólion, 95 kilometra larg Pátra, dhe 269 kilometra larg Athinës.
Sipas medias greke nga tërmeti nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale. Qytetarët kanë lënë banesat të alarmuar pasi shteti fqinj është goditur nga disa tërmete të njëpasnjëshme.
Kujtojmë se i fundit ishte disa ditë më parë me magnitudë 4.9 i shkallës Rihter me epiqendër në Zakinthos, në një thellësi 10 km nën tokë.